• Sun. Dec 5th, 2021

AL2

…është media jote

Solskjaer zbulon pozicionin e Ronaldos: Dua të shënojë shumë gola

Byadmin

Aug 30, 2021

Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United pas 12 vitesh karrierë fantastike te Reali i Madridit dhe së fundi te Juventusi në Itali, me torinezët që arkëtuan rreth 28 milionë euro për të lënë të lirë portugezin një vit para fundit të kontratës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer menjëherë pas ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës, ku është i angazhuar me Portugalinë, ndërsa te “Djajtë e kuq” ka firmosur për dy sezone, me një pagë prej rreth 24 milionë eurosh në vit.

Ole Gunnar Solskjaer reveals Cristiano Ronaldo personally approved Man Utd  signing | Metro News

Rikthimi i Ronaldos ka shtuar presionin ndaj trajnerit Solskjaer për të fituar trofe, ndërsa shumë njerëz të futbollit në Angli presin me kuriozitet të shohin se në çfarë pozicioni do të aktivizohet portugezi, pasi vitet mbi supe kanë bërë që të mos jetë më efektiv si sulmues krahu, shkruan SuperSport.

Vetë trajneri Solskjaer ka folur mbi këtë çështje menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Wolves, ku “djajtë e kuq” fituan me rezultatin minimal 0-1 dhe ka deklaruar se e sheh Ronaldon më shumë në pozicionin e qendër-sulmuesit.

“Ronaldo ka cilësitë dhe eksperiencën e duhur për t’u përshtatur në shumë pozicione të sulmit, megjithatë unë e dua gjithmonë në qendër të zonës, pasi pres që të shënojë sa më shumë gola. Besoj që në shumicën e rasteve do të luajë si qendërsulmues, pasi di të shënojë në të gjithë mënyrat”, deklaroi norvegjezi.

Cristiano Ronaldo: Man Utd boss Ole Gunnar Solskjaer may have already given  transfer hint | Football | Sport | Express.co.uk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *