• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ndodh në Ligue 1! Portieri i Reims nxjerr telefonin dhe i kërkon foto…Messit me djalin e tij! (VIDEO)

Byadmin

Aug 30, 2021

Lionel Mesi bëri debutimin e tij të shumëpritur me PSG-në, në transfertën kundër Reimsit, teksa të gjithë sytë ishin te ai.

“Pleshti” zuri vendin e Nejmar në minutën e 66-të, teksa në fundin e takimit, nuk munguan fotot speciale.

Portieri i Reimsit, mori menjëherë telefonin, teksa nxitoi t’i kërkonte yllit argjentinas, që të bënte foto me djalin e tij vogël.

Mesi shihet teksa mban në krah djalin, ndërsa Rajkoviç bëri fotografinë në telefonin e tij. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 Karriera e yllit argjentinas do të vazhdojë në kryeqytetin francez me 6-herë fituesin e Topit të Artë që do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Paris Saint Germain me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Nga marrëveshja me klubin francez Lionel Messi do të përfitojë 40 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *