• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Renato Arapi “vàr këpucët në gòzhdë” si kampion por jo larg futbollit, ja detyra e re (FOTO)

Byadmin

Aug 20, 2021

Lajmi që qarkulloi orët e fundit, tashmë është zyrtar: Renato Arapi “vàr këpucët në gòzhdë”. Mbrojtësi 35-vjeçar, kampion i freskët me Teutën ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pas një karrierë të pasur me trofe.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, klubi i Teutës falënderon Arapin për kontributin e thënë sidomos në tre vitet e fundit, pasi ishte një nga protagonistët që i siguroi ekipit durrsak titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Në sezonet e fundit.

“Pas një periudhe 3-vjeçare bashkëpunimi, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kanë thënë mirupafshim njëri-tjetrit, duke lënë një derë të hapur për të ardhmen. Çdo fillim e ka një fund edhe në futboll. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipërisë, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i siguruar trofe. Ishim krenarë si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi,” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e Teutës për tërheqjen e Arapit.

35-vjeçari e ka nisur karrierën si profesionit te Dinamo, më pas në Shqipëri ka veshur fanellat e Erzenit e Besës.

Pas huazimit te Silkeborgu në Danimarkë dhe të Shkumbini, në vitin 2010 iu bashkuar Skënderbeut, ku pati kulmin e karrierës me gjashtë tituj kampion të fituar radhazi.

Në vitin 2016 u transferua në Turqi te Boluspori dhe pas te Afyonspori, ndërsa gjatë tri sezoneve të fundit ishte pjesë e “Djemve të Detit”, derisa i dha fund karrierës si futbollit.  

Një ditë pas zyrtarizimit të tërheqjes së Renato Arapit nga futbolli i luajtur, Teuta ka befasuar me njoftimin e radhës, teksa lajmëron emërimin e ish-mbrojtësit 35-vjeçar në rolin e drejtorit teknik të klubit durrsak, pozicion që mbahej nga Sulejman Starvova.

Njoftimi i Teutës:

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot, pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelli. Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do ta vijojë punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *