• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gilman Lika e mbyll me futbollin e luajtur, nis punën si trajner! (FOTO)

Byadmin

Aug 20, 2021

Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare- Gilman Lika, që nga dita e sotme ka nisur zyrtarisht punë si trajner. Ai i është bashkuar projektit të “Basania FC” duke marrë drejtimin e ekipit U15 që në sezonin e ri do të konkurrojë në kategorinë superiore të kësaj grupmoshe.

Në këtë mënyrë për ish- mesfushorin e njohur tashmë nis një karrierë e re. Ai e pat marrë liçensën e trajnerit që në periudhën kur ka qenë duke luajtur për Vllazninë dhe kuptohet që në mendje e kishte të qartë se shumë shpejt do t’i hynte në punë.

Dhe në fakt, ta nisësh në një projekt të tillë si ky i “Basanias” kuptohet që është diçka shumë pozitive sepse Lika do të ketë se çfarë t’u transmetojë futbollistëve të rinj nga përvoja e tij e madhe në fushën e blertë.

Ajo që duam të veçojmë është se presidentit të “Basania FC” Ermir Shimaj deri më tani askush nuk po i thotë “jo” dhe këtij projekti i janë bashkuar së fundi edhe emra të tillë si Safet Osja e Gilman Lika.

Ky i fundit do të zërë vendin e Ergi Borshit tek ekipi U15, por siç dihet ai nuk qëndroi gjatë në atë detyrë sepse kaloi tek Vllaznia U21.

“Basania FC” ka diçka me shume se nje vit qe eshte krijuar, por gjate kesaj periudhe ka sjelle shume risi, si ne menyren e funksionimit por edhe te punes qe behet. Edhe sukseset nuk i kane munguar ku “qershia mbi torte” ishte padyshim ngjitja e ekipit U15 ne Kategorine Superiore te futbollit shqiptar.

Padyshim qe ne kete vit te dyte suprizat do te jene te medha dhe te gjithe duhet t’i besojne sepse drejtuesit e saj kane treguar se punen e nisur do ta çojne perpara me te njejtin seriozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *