• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Alban Xhaferi: Duam titullin këtë vit!

Byadmin

Aug 17, 2021

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, beson se skuadra kuqeblu do të jetë një prej pretendenteve kryesore në sezonin e ri për titullin kampion. Pas takimit miqësor që kuqeblutë luajtën ndaj Burrelit, Xhaferi komentoi situatën në skuadër, ndërsa është shprehur i bindur se projekti për ndërtimin e Vllaznisë pretendente do të vazhdojë deri në çastet e fundit të merkatos. Ai ka folur edhe për rëndësinë e procesit të privatizimit të klubit, që po ndikon direkt sa i përket infrastrukturës, teksa për ekipin e parë duhet ndërtuar një fushë stërvitore. Xhaferi paralajmëroi jo vetëm afrime, por edhe largime nga skuadra deri më 31 gusht, kur edhe mbyllet merkatoja e verës.

Pas takimit miqësor ndaj Burrelit, si ju duket situata te Vllaznia?

Këto ndeshje janë më shumë për të testuar lojtarët dhe gjendjen e tyre. Nuk janë ndeshje për të zhvilluar lojëra të forta. Gjithsesi, ekipi kishte momente të bukura edhe në këtë miqësore, por disa lojtarë treguan se nuk janë në formën më të mirë të tyre. Kemi ende kohë për të rikuperuar në disa pozicione, por edhe për të riparuar disa gjëra që nuk janë në rrugën e duhur dhe të përgatitemi për kampionatin.

Ekskluzive/ “Fantazi e mediave dhe menaxherëve”, Alban Xhaferi flet për  rastin me Bruno Telushin – SportEkspres.com

Në fushë ishin edhe blerjet e fundit. Jeni i kënaqur me paraqitjen e tyre?

Ndoshta nuk jam në gjendje profesionalisht për të dhënë një vlerësim të saktë, por i kam ndjekur me interes dhe do të thosha se një apo dy lojtarë kishin një gjendje të mirë, ndërsa të tjerë kanë për të dhënë sërish. Duan kohën e vetë për t’u ingranuar me ekipin dhe për t’i vlerësuar tamam, duhet që të kenë kohën e duhur.

Në provë janë edhe tre lojtarë. Kur do të vendoset për ta?

Ndoshta nuk është koha e mjaftueshme për dhënë një vendim të duhur, por gjithsesi mendoj se nga java e ardhshme do të vendohet për të ardhmen e këtyre lojtarëve.

Vllaznia ka qenë aktive në merkato. Priten të tjera përforcime?

Deri në minutën e fundit të merkatos, Vllaznia pret që të forcohet në ato pozicione ku edhe ka nevojë. Pra, deri në minutën e fundit mund të ketë edhe largime dhe afrime të reja. Jemi në një fazë dinamike.

Ekskluzive/ Alban Xhaferi, ja kush është presidenti i ardhshëm i Vllaznisë  | SHKODRA SPORT

A keni një plan për fazën përgatitore?

Po shikojmë që të bëjmë një fazë përgatitore brenda Shqipërisë, pasi është shumë e vështirë që të gjejmë ekipe për takime miqësore. Është një e metë që po e hasim në këto momente. Megjithatë, po bëjmë përpjekje që të zhvillojmë një fazë përgatitore të shkurtër.

Një Vllazni e bukur në sezonin e kaluar, çfarë pritshmërie keni për kampionatin që nis më 11 shtator?

Absolutisht që ne mendojmë për të bërë më të mirën. Jemi në fazë përmirësimi. Sezonin e kaluar Vllaznia u kthye te lojërat e bukura dhe kjo u pa edhe në rezultate në fushë dhe tifozëria. Mendojmë që të rritemi në një nivel më të lartë dhe të jemi pretendentët kryesorë për fitimin e titullit.

Shumë zvarritje për privatizimin. Besoni se ka ardhur momenti për të marrë zgjidhje kjo çështje?

Është një proces që nuk na përket neve. Do të kisha dëshiruar që të kishte përfunduar më përpara, por tani janë edhe problemet që një pjesë e institucioneve pushojnë dhe administrata është e kufizuar. Besojmë që sa më shpejt t’i jepet një zgjidhje përfundimtare.

Alban Xhaferi: Do ketë premio deri në fund për futbollistët e Vllaznisë |  SHKODRA SPORT

Sa mund të ndikojë kjo te skuadra apo organizimi i Vllaznisë si klub?

Lojtarëve nuk u mungon asgjë, u është plotësuar gjithçka në të gjitha format dhe nuk është penguar as merkatoja në këtë situatë. Ne kemi një marrëveshje dhe do t’i qëndrojmë rigorozë deri në fund kur të marrë zgjidhje procesi i privatizimit. Në varësi të asaj do të vazhdojmë me projektin tonë. Nuk mendoj se ka një ndikim negativ mosarritja e procesit të privatizimit në këtë moment, pasi ne po bëjmë më të mirën tonë gjithsesi.

Është diskutuar për ndërtimin e një fushe stërvitore për Vllazninë. Çfarë po bëhet me këtë shqetësim që është ngritur sistematikisht në sezonin e kaluar edhe nga vetë trajneri Brdariç për ekipin?

Në kuadër të projektit afatmesëm, pjesa e privatizimit në lidhje me këtë ambient apo ambiente të tjera sportive, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e zhvillimit të stërvitjes. Bashkia do të mundohet të kontribuojë e po ashtu edhe federata në këtë drejtim, por zgjidhja e procesit final të privatizimit do t’i hapte rrugë, jo vetëm krijimit të fushave, por edhe disa çështjeje që kanë lidhje me marketingun. Por, shpresojmë që të marrë fund procesi i privatizimit dhe të investojmë në një fushë, pasi po vjen dimri dhe siç e shikuam edhe vjet, një pjesë e rezultateve negative ishin edhe si rrjedhojë e mungesës së kësaj infrastrukture për stërvitjen e ekipit të parë.

sponsori Alban Xhaferi reagon për "masakrimin" e Vllaznisë ndaj Siroki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *