• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE; Lukaku lë Interin dhe firmos tek Chelsea. Ja çfarë prezantimi epík iu bë! (VIDEO)

Byadmin

Aug 12, 2021

Lukaku është zyrtarisht pjesë e Çelësit. Klubi londinez e ka prezantuar së fundmi bomberin belg, nëpërmjet një video speciale të publikuar në faqën zyrtare në “Twitter”.

Zyrarizimi i Big Romit, ka ardhur një ditë pasi blutë e Londrës fituan Superkupën e Europës. Plot 115 milion euro derdhi Çelsi në arkat e Interit, për shërbimet e Lukakut, teksa 28-vjeçari do të jetë pjesë e bluve të Londrës për 5 sezonet e ardhshme.

Lukaku, i cili ka luajtur edhe më parë në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur edhe gjatë viteve 2011-2014. Për sa i përket aktivizimit me Interin, Lukaku mbajti veshur 95 herë fanellën zikaltër, teksa realizoi 64 gola.

“Mirë se vjen në shtëpi, Romelu Lukaku!” Më këtë mesazh mbi videon që shfaq gjigantin belg kur iu bashkua skuadrës londizeve 10 vite më parë, nga Anderlehcti, Chelsea zyrtarizon blerjen e sulmuesit 28-vjeçar nga Interi për shumën 115 milionë euro.

Marrëveshja u arrit disa ditë më parë, me Lukakun që mori fluturimin drejt Londrës dhe pasi përfundoi me sukses testet mjekësore.

Ai sapo hodhi të zezën mbi të bardhë. Lukaku ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me pagë 12 deri 13 milionë euro në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *