• Mon. Oct 18th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila krijon ‘Triumph Football Academy’ për të ardhmen e fëmijëve tuaj…(VIDEO)

Byadmin

Aug 11, 2021

Andi Lila nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Ish-futbollisti i Kombëtares ka vendosur të hapë një akademi të tij.

Këtë radhë s’do ta shohim në rolin e një lojtari që jemi mëuar ta shohim , por do të trajnojë filiza të reja që në një të ardhme t’i shërbejnë elitës, pse jo dhe kombëtares shqiptare.

“Triumph Football Academy”, do të jetë akademia e ish-futbollistit të kombëtares sonë që do të nisë nga puna në shtator për ekipet U-7, U-9, U-11 dhe U-13, U-15 dhe U-17.

Përvoja e madhe si ish-futbollist, por dhe suksesi jashtë fushës së blertë ka bindur Lilën që dijet e tij t’ua përçojë brezave të rinj.

Ai sëbashku me stafin e tij tepër profesional do ndërtojnë breza të ndritur si brenda fushës së blertë ashtu edhe jashtë saj.

Në staf bëjnë pjesë Mateo Metaj , Bjorn Aliaj si trajnerë të grupmoshës U-7dhe U-9.

Ndërsa sa i përket grupmoshës U-11 dhe U-13 u është besuar trajnerëve të talentuar Glen Herri dhe Ariel Nezha.

Sa i përket grupmoshës U-15 do drejtohet nga Glen Herri dhe Fatjon Ymeraj.

Trajnerët Endri Renxa dhe Julian Prifti do drejtojnë ekipin e U-17 dhe U-19.

Gjithashtu Lila i ka besuar rolin e trajnerit të portierëve dhe teknikut kampion Emanuel Egbo.

Në staf bëjnë pjesë edhe i mirënjohuri Gëzim Tabaku si përgaditës atletik si dhe për kujdesin mjekësor Diter Stambo.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Andi Lila mori në zotërim edhe Kompleksion Sportiv në Arbanë ku e përuroi me emrin ‘Andi Lila’.

Shpresojmë që ky të jetë një ugur i mirë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit të cilët ëndrrën për tu bërë lojtarë profesionistë do e arrijnë tek Triumph Football Academy.

Për më tepër kontaktoni ne numrat e mëposhtëm…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *