• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Kastrioti merr dy mesfushorët e Partizanit!

Byadmin

Aug 10, 2021

Kastrioti ka nisur dje javën e tretë të përgatitjeve në kompleksin Kamzës. Skuadra krutane do të vazhdojë stërvitjen deri të shtunën në këtë fushë, pasi më pas do të spostohet në Pogradec, për t’i dhënë dorën e fundit fazës përgatitore në prag të startit të kampionatit.

Ndryshe nga stërvitjet e mëparshme, dje ka pasur zhvillime sa i takon kontingjentit të lojtarëve që janë paraqitur në stërvitje, pasi mesfushori shkodran, Edon Hasanim, i është bashkuar më në fund grupit. 29-vjeçari kishte arritur akordin prej kohësh me krutanët, por dalja në stërvitje ka ndodhur vetëm dje.

Seanca e tij e parë me krutanët ka qenë kryesisht me vrapime dhe i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa gradualisht pritet që të marrë formën optimale. “Panorama Sport” ka zbuluar se krahas Hasanit, në seancën e së hënës, krutanëve u është bashkuar një tjetër futbollist i afirmua në Superiore.

https://www.photojoiner.net/image/JKgXwzgv

Bëhet fjalë për mesfushorin, Donald Mëllugja, i cili nga burimet pranë klubit krutan, do të jetë pjesë e Kastriotit në sezonin e i ri. Mesfushori që ka luajtur me disa skuadra të njohura në vend si Partizani, Bylisi, por edhe me Ilirinë e Burrelin, pritet që të firmosë ditën e sotme. Ai shihet si një afrim i rëndësishëm i krutanëve në këtë merkato vere.

Ndërkohë, një mbrojtës kroat, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, pritet që të mbërrijë sot në Shqipëri për t’iu bashkuar më pas Kastriotit. Sakaq, gjatë këtyre ditëve ka pasur dhe lojtarë që po provohen, të cilët përgjigjen përfundimtare do ta marrin këtë fundjavë, kur dhe trajneri Ndreu do të hartojë listën përfundimtare.

Qendërmbrojtësi Xhino Ngjela, i cili ka qenë pjesë e Erzenit në sezonin e fundit, ishte një prej lojtarëve që mori pjesë në seancën e djeshme, por nga ana e klubit s’ka ende konfirmim për afrimin e tij. 23-vjeçari ka luajtur në të kaluarën për ekipe si Besa, Iliria dhe Vora, ndërsa është produkt i akademisë së Partizanit.

TESTET

Pas miqësoreve me Tërbunin dhe Besëlidhjen, skuadra e Kastriotit ka planifikuar dy ndeshje të tjera testuese edhe për këtë javë. Kështu, të mërkurën krutanët pritet të luajnë kundër Partizanit, ndërsa në fundjavë ende nuk është gjetur kundërshtari, por me shumë mundësi do të jetë Erzeni i Shijakut. Kastriotit ka ndërtuar një skuadër thuajse nga e para këtë sezon dhe testet miqësore i shërbejnë shumë stafit teknik për të kolauduar grupin në prag të kampionatit.

https://www.photojoiner.net/image/vLooHx4K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *