• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Armando Broja largohet nga Çelsi dhe firmos tek…(FOTO)

Byadmin

Aug 10, 2021

Tashmë është zyrtare! Armando Broja do të vijojë karrierën e tij te skuadra e Sauthemptonit në elitën e futbollit anglez.

Klubi bardhekuq ka dalë ditën e sotme, me një njoftim zyrtar, ku ka prezantuar futbollistin shqiptar, si afrimin më të ri në merkato. Broja bashkohet me Sauthemptonin në formë huazimi nga Çelsi për një sezon.

Një vit huazim te Viteshe në Holandë, ku fitoi pjekuri, por edhe bindi me gola, ka mjaftuar që Armando Broja të sigurojë një vend në Premier Ligë.

“Ndihem shumë i lumtur, isha vërtet i emocionuar për t’u bashkuar me Sauthempton. Është një mundësi shumë e mirë”, u shpreh shkurtimisht Armando Broja, pas zyrtarizimit te skuadra e re.

“Unë jam një sulmues i gjatë, por gjithashtu jam mjaft i shpejtë. Më pëlqen të dribloj, më pëlqen ta mbaj topin dhe ta luaj topin me shokët e skuadrës. Më pëlqen të shënoj shumë gola, kështu që këto janë atributet e mia kryesore.

Kam dy modele kryesore që më inspirojnë, Kristiano Ronaldo dhe Ronaldo origjinal, ai brazilian. Ata ishin dy lojtarët e mi të preferuar. Ronaldo braziliani ishte i mahnitshëm. Kam parë shumë video të tij në YouTube, sepse isha mjaft i ri kur ai luante!

Për sa i përket CR7, e dua mentalitetin e tij, e dua nivelin e tij të punës dhe e dua mënyrën se si ai performon në fushë, kështu që ata janë dy lojtarët e mi të preferuar”,  shpreh Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *