• Sun. Dec 5th, 2021

AL2

…është media jote

Pritet firma me Parisin, bashkëshortja e Mesit poston foto në avion: Drejt një aventure të re!

Byadmin

Aug 10, 2021

Lionel Mesi ka zbarkuar më në fund në aeroportin e Parisit. Ylli argjentinas është shfaqur në aeroportin e kryeqytetit francez duke përshëndetur në distancë tifozët e PSG-së me një fanellë të shkruajtur “Ici c’est Paris” që ndryshe përkthehet “Këtu është Parisi”.

Mesi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Al-Kelaifit me një opsion të tretë dhe me një pagë stratosferike prej 35 milionë euro neto në sezon.

Lionel Mesi është duke udhëtuar nga Barcelona me destinacion Parisin, ku nga momenti në moment mund të zbarkojë në kryeqytetin francez.

Bashkëshortja e yllit argjentinas, Antonela Koruco ka publikuar një foto në avion në Story-n e profilit të saj në rrjetin social “Instagram” duke shkruar se janë drejt një aventure të re:

“Drejt një aventure të re për të pestë ne”, shkroi Antonela Rokuco.

Mesi pritet të firmosë një kontratë dy-vjeçare me opsion për të tretin vit nga ku do të përfitojë plot 35 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *