• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Nga Franca: Zbulohet orari kur PSG do të zyrtarizojë Leo Mesin!

Byadmin

Aug 10, 2021

Në Francë nuk kanë dyshime, Leo Mesi do të nënshkruaj sot kontratën me gjigantët e PSG-së.

Ky është lajmi i fundit që është duke qarkulluar, teksa gazetarja Veronika Brunati, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Lajmi u publikua mëngjesin e ditës së sotme, shkruan se “Pleshti”, do të firmosë me PSG-në ditën e sotme, teksa në orën 10:00, klubi francez do të publikojë njoftimin për goditjen e madhe në merkato.

Pritet të shihet me mjaft kuriozitet nëse burimet e gazetares Brunati janë të sakta, ndërkohë që ekzaltimi i tifozërisë së PSG-së ka mbërritur në nivele të jashtëzakonshme pas arritjes së akordit mes klubit dhe sulmuesit.

Argjentinasi pritet të zgjedhë një mes numrit 30 ose 19 në klubin e ri. Por kjo ka pak rëndësi për ndikimin që do të ketë në marketing, sepse fanella e parë e Mesit në karrierë, pas asaj me Barcelonën, pritet të thyejë çdo rekord shitjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *