• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Odise Roshi firmos në Turqi! (FOTO)

Byadmin

Aug 9, 2021

Odise Roshi është zyrtarisht futbollit i Bolusporit në Ligën e Parë turke. “Raketa” kuqezi ka firmosur kontratë 1 vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Gazeta zbulon se futbolli fierak do të përfitojë në total 250 mijë euro në vit nga ky transferim.

Image

Roshi i bashkohet kështu Gentjan Selmanit dhe Dejvi Bregut, duke formuar kështu treshen shqiptare te Boluspori.

Në karrierën e tij, Roshi së fundmi ishte i huazuar te Diosgiori në Hungari dhe në momentin e përfundimit të kësaj kontrate, u rikthye tek Akhmat Grozni vetëm për të tërhequr dokumentacionin.

Image

Me skuadrën çeçene Roshi qëndroi pesë sezone, tri të plotë dhe dy vite nga një gjysmë sezoni, duke numëruar 95 ndeshje dhe 11 gola në Superligën ruse.

Më herët Roshi ka qenë pjesë e Rijekës në Kroaci për dy sezone dhe më parë, 3 vite te FSV Frankfurt në Gjermani i transferuar nga Këlni, ku zhvilloi dy sezonet e para jashtë Shqipërisë.

Image

Roshi pësoi një dëmtim që e la jashtë fushës për disa muaj. Tanimë, Turqia do të jetë një pikë rinisjeje për mesfushorin e Kombëtares, i cili me fanellën kuqezi ka zhvilluar 61 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola.

Mesfushori ka qenë një ndër lojtarët më rezultativë për Kombëtaren, ku së bashku me Sokol Cikalleshin kanë udhëhequr shpesh kuqezinjtë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *