• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia merr në provë dy lojtarë! (FOTO)

Byadmin

Aug 9, 2021

Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku shkodranët duan të konfirmohen me objektiv Europën, e pse jo, për të fituar përsëri trofe.

Trajneri Brdariç ka gati bazën e ekipit që nga paraqitjet në Europë, por ndërkohë po sheh edhe emra të rinj që mund të afrohen si alternativa të titullarëve apo edhe për të rivalizuar për një vend në formacion.

Në stërvitjen e sotme, me kuqeblutë janë shfaqur dy emra të cilët në ditët në vijim do të testohen nga trajneri gjerman.

Vllaznia hyn përsëri në merkato. “Nxënësi” i Kukelit në Zvicër dhe një i  njohur i Superiores nisin provën

“Panorama Sport” ka mësuar se ai do të vendosë veton nëse do të qëndrojnë apo jo, para se të hedhin firmën në kontratë, për të evituar gabimet e të kaluarës.

I pari është mesfushori Albin Sadriaj, një 24-vjeçar shqiptar me pasaportë zvicerane. Ai luan mesfushor me tipare shkatërruese dhe në vitet e fundit ka qenë pjesë e Kriens në kategorinë e dytë zvicerane. Në klubin në fjalë ai ka qenë zëvendësuesi i Burim Kukelit, derisa ish-mesfushori i përfaqësues shqiptare u kthye përfundimisht në mbrojtje.

Ndërkohë, emri tjetër është i njohur në elitën e futbollit tonë pasi bëhet fjalë për Kristi Markun. Mbrojtësi durrsak ka luajtur më parë me skuadra si Teuta, Flamurtari, Partizani e Lushnja në Superiore, ndërsa ka edhe eksperienca jashtë Shqipërisë në kampionatin hungarez, armen e së fundmi estonez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *