• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

I gjithë Parisi zbret për të pritur Messin, ja situata para klubit të PSG-së! (PAMJET)

Byadmin

Aug 9, 2021

Ditën e djeshme PSG-ja bëri zyrtarisht ofertën në drejtim të Lionel Mesit në mënyrë që të transferojë sulmuesin argjentinas.

Edhe pse kanë pasur shumë kontakte në javët dhe në muajt e fundit, gjithçka kishte ngecur, sepse Mesi ishte i prirur që të rinovonte me Barcelonën, por zhvillimet morën një tjetër rrjedhe dhe ylli argjentinas duket se ka zgjedhur PSG-në.Image

“Pleshti” pritet të zbarkojë në aeroportin “Le Bourget” ditën e sotme, teksa nuk mungojnë as turmat e tifozëve të cilët janë mbledhur pranë aeroportit për t’i uruar mirëseardhjen Mesit.

Klubi i PSG-së ka shumë dëshirë që ta zyrtarizojë sa më shpejt Leon dhe kjo do të bëhet realitet në ditët e ardhshme. Francezët ofrojnë 35 milionë euro për 3 vite.

Përveç se në aeroport, një numër i konsiderueshëm tifozët janë grumbulluar edhe në hyrje të stadiumit të PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *