• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ferit Keta gati për duelin ndaj Blokland: Vlerësim po, frikë jo!(Video)

Byadmin

Aug 9, 2021

Më 14 Gusht kalaja shumë shekullore e Bashtovës do të ripërjetojë pas një kohë të gjatë duelet epike, lùftëtarët do të vendosen përballë njëri-tjetrit për të përcaktuar se kush do të ngjitet në fron.

Ferit Keta, njeriu i rekordeve me asnjë hùmbje si profesinist në bòks e kick-bòks do të ngjítet në ring për të marrë në duar kurorën e kampionit të botës në federatën prestigjoze IKBF përballë një prej kickbòkserave më të njohur si Gulliermo Blokland. Një betejë që do të jetë e ashpér dhe që do të dhurojë drithërima e emocione.

May be an image of 4 people

Vetë lùftëtari shqiptar sëbashku me trajnerin e tij Ismail Ketën janë përgatitur deri në detajet më të vogla për të qënë në lartësinë e pritshmërive mbrëmjen e kësaj të shtune.

29-vjeçari Blokland me origjinë nga Surinami por i rrritur sportivisht në një prej vendeve më të njohura për zhvillimin e Kickbòksit si Holanda konsiderohet një kundërshtar i fortë dhe në këtë aspekt Feriti dhe Ismaili e vlerësojnë maksimalisht atë që mbiquhet “Cobra”, të kuptohemi vlerësim kanë shumë, por frikë aspak.

Do të lùftohet për titullin botëror IKBF me K1 Rules, një gjerdan i artë që të motivon dhe 32-vjeçari nga Bulqiza është gati që atë gjerdan ta marrë në shtëpi, në një kohë që trajneri i tij Ismail Keta ka një sugjerim për lùftëtarin e tij.

May be an image of 2 people and indoor

Në Kalanë e Bashtovës pranë Rrrogozhinës do të ketë mbi 2000 spektatorë duke e bërë këtë përballje e cila mban mbishkrimin shumë të dashur “Duel në themel” eventin e parë të kicbòksit me një prani kaq të madhe spektatorësh që pas pandemisë, dhe mbështetja e publikut do të jetë një shtysë e madhe për Ferit Ketën.

Vendi ku do të zhvillohet ky event i madh i sportit  shqiptar është mjaft i veçantë dhe vllezërit Keta janë përjékur gjithnjë që krahas sportit të promovojnë edhe bukuritë natytore dhe pasuritë kulturore të vendit tonë, në një kohë që edhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla po e mirëpret me entuziazëm këtë eveniment.

Supersfida mes Ferit Ketës dhe Gulliermo Blokland do të zhvillohet këtë të shtunë duke nisur nga ora 19:00 dhe do të trànsmetohet live në Digitalb Supersport, teksa platforma prestigjoze gjermane Bild do të jetë gjithashtu e pranishme për të pasqyruar këtë eveniment unik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *