• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Barcelona i beson sërish Manajt, ylli kuqezi zbret në fushë ndaj Juventusit (VIDEO)

Byadmin

Aug 9, 2021

Ronald Kuman i beson përsëri Rei Manajt, duke përforcuar mendimin se trajneri holandez e sheh sulmuesin shqiptar aktualisht një alternativë për momentin kur titullarët të kenë nevojë për frymëmarrje.

Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Juventusit, ai vendosi t’i rezervonte minuta sulmuesit shqiptar, duke e aktivizuar në minutën e 78 të sfidës, për ta parë në veprim sulmuesin shqiptar.

𝐀𝐅𝐂 𝐀𝐉𝐀𝐗 💎 on Twitter: "📸 - Rey Manaj replaces Braithwaite.… "

Manaj hyri në fushën e lojës në vend të Breithuejt, i cili kishte qenë autor i një prej golave të sfidës, duke u rreshtuar menjëherë në repartin e  avancuar, edhe pse këtë radhë në krah.

Në mediat spanjolle insistojnë se situata e Manajt do të jetë e paqartë deri në momentin kur të përfundojë faza përgatitore e skuadrës pasi me dëmtimin e Agueros, ka shanse më të mëdha për të mbetur pjesë e ekipit katalanas në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *