• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Largimi Messi-t, reagon lojtari i parë i Brçës: Erdhe si fëmijë, u bërë më i miri në histori!

Byadmin

Aug 6, 2021

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona tronditi të gjithë opinionin publik pasi prej kohësh përflitej për një dakordësi mes palëve për rinovimin e kontratës.

Por më e pashpjegueshmja ishte se asnjë nga shokët e skuadrës së Mesit nuk reagoi për këtë gjë. U desh të pritej të kalonte 1 ditë, dhe i pari që ka reaguar ishte Serxhio Buskets. Spanjolli bëri një postim të gjatë në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’ dedikuar Mesit.

“Ende duke u përpjekur për të kuptuar gjithçka dhe duke e ditur sa e vështirë do të jetë, mund t’ju falënderoj për atë që keni bërë për klubin dhe për ata që ju kanë shoqëruar në këto vite dhe konkretisht ndaj meje. Ju keni ardhur si fëmijë dhe jeni lojtari më i mirë në histori, pasi e keni bërë këtë klub të rritet në lartësinë që meriton dhe duke bërë histori individualisht dhe kolektivisht.

Mund të them se kam luajtur dhe kam ndarë shumë momente me ju, shumica prej tyre shumë të mira dhe kam qenë me fat që jam rritur dhe kam shijuar 13 sezone me ju. Përtej gjithë kësaj unë mbetem me personin dhe miqësinë që kemi bërë, do të më mungosh shumë. Unë vetëm mund t’ju uroj juve dhe familjes suaj më të mirat sepse e meritoni, do të na mungoni”, shkroi Buskets.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *