• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Laporta: Ju tregoj të vërtetën rreth Messi-t…!

Byadmin

Aug 6, 2021

Ka përfunduar, “Nuk dua të jap shpresa të gënjeshtërta”, – thotë Joan Laporta. Pas 20 vitesh Leo Messi lë Barcelonën. Në orën 11 të mëngjesit, presidenti i Barcelonës u prezantua në sallën e shtypit të Camp Nou dhe konfirmoi atë cfarë ishte deklaruar në komunikatën e publikuar nga klubi katalanas pasditen e së enjtes. “Fair Play financiar i La Ligës, nuk na lejon të rinovojmë kontratën e Leo Messi”, Laportën e pyetën nëse kishte ndonjë shans që situata të ndryshojë, ndonjë shpresë të fundit.

“Nuk dua të krijoj shpresa të rreme, kemi provuar por nuk ja dolëm të gjejmë një akord. Tratativa ka përfunduar. Leo ka të tjera propòzime dhe ka nevojë për kohë për të gjetur një klub të ri. Nuk mund vecse ta falënderoj për çfarë ka bërë për ne, do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit. Rinovimi i kontratës do të sillte një rrezik financiar për ne. Divorci është më i mirë për interesat e klubit. Messi lë një trashëgimi të jashtëzakonshme, është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit, ka dhuruar shumë gëzim, kemi mirënjohje të përjetshme për të, por do të fitojmë edhe pa të”.

Laporta shpjegoi se Barcelona i propòzoi La Ligës një kontratë për Messin me pagën e dy viteve të shtrirë në një kohëzgjatje pesë-vjeçare, por diçka e tillë u refuzua. Propòzimi i dytë ishte një kontratë 5-vjeçare por Messi siç pretendon presidenti nuk ishte dakord pasi ka ide të tjera dhe dëshiron të luajë maksimumi edhe dy vjet. Gjithsesi edhe ky pròpozim nuk ishte pranuar nga La Liga. Laporta bëri të ditur se do të ketë reduktim të pagave edhe për lojtarët e tjerë.

“Duhet të kursejmë shumë miliona për shumë lojtarë. Menaxhimi katastrofik i mëparshëm na ka vënë me shpatulla pas muri. Kemi gjetur një situatë ekonomike shumë më të keqe nga sa mendonim, dhe nuk kemi hapësira për manovra ekonomike. Nuk mund të kërkoheshin sakrifica të tjera ndaj lojtarëve”.

Gjithsesi detyra e një presidenti shkon përtej emrave të përveçëm, qoftë ky edhe i Messit.

“Klubi qëndron mbi çdo lojtar, dhe duhet mbrojtur. Me rregullat ekonomike të La Ligas, është e pamundur të nënshkruash me Leon. Nuk është se ka shumë për të thënë. Më vjen keq që nuk u përshëndetëm me Leon siç e meriton, por shpresojmë ta bëjmë më pas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *