• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Mbyllet finalja e 3000 metrave me pengesa, ja vëndi që zuri Luiza Gega (VIDEO)

Byadmin

Aug 4, 2021

E gjithë Shqipëria sot ishte me sy e zemër te Luiza Gega e cila kalopi në finalen e madhe të garës së 3000 metrave me pengesa.

Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa u renditit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10. 

Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori  pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.

Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete. 

Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *