• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Teuta afron dy dhe largon një lojtarë! Ka edhe një rinovim…(FOTO)

Byadmin

Aug 3, 2021

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Arsenio Valpoort moet Roeselare versterken | Focus en WTV

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

Pano Qirko eshte nje tjeter perforcim per porten e Tiranes – KF TIRANA

Teuta e mbyll me Blerim Krasniqin, del me njoftim zyrtar

Blerim Krasniqi largohet nga Teuta. Sulmuesi 25-vjeçar e mbyll pas një viti përvojën me “Djemtë e Detit”, me të cilët luajti 34 ndeshje në Superiore dhe realizoi 4 gola. Sulmuesi i formuar te Besa e Kavajës, por që spikati, pas një periudhë dyvjeçare me Apoloninë, te Skënderbeu, duket se ka vendosur ta vijojë karrierën e Kosovë, ku ka disa oferta. Teuta, në njoftimin për përfundimin e kontratës me Krasniqin shkruan:

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozërinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”

May be an image of 1 person and text that says 'TEUTA TEUTA TEUTA KF EUTA TEUT TEU TE EUTA TEU 1920 TEUTA TEUTA TEUTA TEUTA TEUTA TEUTA TEUT KF KF KF KF TEUTA TEUTA FALEMINDERIT BLERIM KRASNIQI EUTA TEUTA TEUTA KF TEUA KF TEUTA TEUTA KF TEUTA TEUTA TEUTA KFTEUTA.COM'

TEUTA NJOFTON RINOVIMIN E KONTRATËS ME ALBANO ALEKSI

Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Albano Aleksi. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe per dy sezone.

May be an image of 1 person and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *