• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Sindikata e Futbollistëve dhe FIFPro vijnë në ndihmë të lojtarëve pa kontrata…

Byadmin

Aug 3, 2021

Andi Lila para pak kohësh publikoi krijimin e sindikatës së futbollistëve shqiptarë. Një nismë që synon unifikimin e zërit të lojtarëve në futbollin tonë, për të kërkuar plotësimin e kërkesave bazë që ka çdo koleg i tyre në arenën europiane.

Shqipëria ishte ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk e kishte një sindikatë që mbron të drejtat e lojtarëve, por diçka e tillë ka marrë tashmë jetë.

Ndonëse në hapa të parë, një nga synimet kryesore që ka kjo sindikatë është që të bëhet faktor në futbollin shqiptar, të paktën për të realizuar disa të drejta dhe kërkesa të vetë futbollistëve.

Një prej më kryesoreve mbetet derdhja e detyrimeve në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga klubet për kontributin e futbollistëve. Gjë e cila deri më sot është një çështje me shumë pikëpyetje dhe pasiguri.

Së dyti, problematika e pagesave është bërë shqetësuese në futbollin shqiptar dhe sindikata do të jetë një bashkim i zërave të futbollistëve, për të ushtruar presion të unifikuar mbi këtë problematikë.

Së treti, përmirësimi i kushteve të skuadrave do të jetë një nga kërkesat e kësaj sindikate, për të ndihmuar infrastrukturën ku stërviten vetë futbollistët.

Në total, kjo sindikatë do të jetë një lloj ombrelle për problematikat e futbollistëve me klubet për të unifikuar problemin dhe për të ushtruar presion në instancat e nevojshme për zbatimin e rregulloreve për çdo të drejtë të futbollistëve dhe çdo detyrim që kanë klubet ndaj tyre.

Sakaq, ditën e sotme SFPSH në bashkëpunim me FIFPro njoftuan se duke filluar nga data 10 Gusht 2020 në Kompleksin Sportiv ‘Andi Lila’ në Arbanë do zhvillohet një kamp stërvitor për të gjithë lojtarët pa kontrata që presin të firmosin me një ekip të ri për sezonin 2021-22.

Duke ditur se kampionati sa vjen e afron lojtarët duhet të stërviten që të jenë në formë për të përballuar ngarkesën e madhe të vitit dhe padyshim një pauzë do i dëmtonte ato nga ana fizike pasi nëse firmosin me një ekip gjendja e tyre nuk do jetë e njëjtë si pjesa tjetër e skudrës.

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Sindikatës së Futbollistëve dhe FIFPro kjo gjë do zgjidhet. Vlen të theksohet se kjo nisëm është vetëm në mbështetje të lojtarëve pa kontrata dhe është çdo gjë falas.

Si nga baza materiale, trajnerët profesionistë dhe terreni sportiv ku do zhvillohet edhe ky kamp stërvitor.

Për më tepër informacione mund të kontaktoni këtë numër telefoni: +355697562421

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *