• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Çekiçi aisiton gabimisht Cikalleshin, ky i fundit ‘tund’ rrjetën! (VIDEO)

Byadmin

Aug 2, 2021

Një tjetër lojtar kuqezi e ka nisur mbarë sezonin futbollistik. Sokol Cikalleshi, futbollisti i Koniasporit, arriti të gjente golin që në ndeshjen e parë miqësore me ekipin turk duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në ndeshjen kundër Antaliasporit, sulmuesi kavajas bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Një gabim i kundërshtarit ka bërë që lojtari më i ri i Koniasporit, njëkohësisht edhe futbollist i Kombëtares Shqiptare, Endri Çekiçi, të përfitojë, duke asistuar aksidentalisht Cikalleshin, i cili nuk fali në minutat shtesë të ndeshjes.

Image

Një nisje e mirë e Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë protagonist absolut edhe sezonin e kaluar me Koniasporin, duke rezultuar vendimtar në disa ndeshje.

Debutim për t’u vlerësuar edhe i Çekiçit, i cili luajti ndeshjen e tij të parë në radhët e ekipit turk, pak ditë pasi u trànsferua nga skuadra e Ankaragucu.

Mesazhe pozitive për trajnerin e kuqezinjve, Edi Reja, i cili do të ketë gati në shtator disa golashënues, duke pasur parasysh që në javët e fundit kanë shënuar edhe Rei Manaj me Barcelonën, Armando Broja me Çelsin dhe Myrto Uzuni me Ferencvarosin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *