• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Partizani zyrtarizon marrëveshjen me një 18-vjeçar shkodran! (FOTO)

Byadmin

Aug 1, 2021

Një ditë pas zyrtarizimit të largimit të Jurgen Bardhit, një prodhim i akademisë së klubit, Partizani ka njoftuar afrimin e një sulmuesi 18-vjeçar, pjesë e Përfaqësues U-19 të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Klevis Dragajn, i cili ka firmosur për një vit, me të drejtën e rinovimit për një sezon tjetër. Më poshtë njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragajn.

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katërvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës.

Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i ekipit tonë përfaqësues U-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *