• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia zyrtarizon dy largime dhe bën një super godítje! (FOTO)

Byadmin

Jul 31, 2021

Vllaznia e gjen shpejt zëvendësuesin e Eni Imamit. Skuadra shkodrane ka prezantuar zyrtarisht qëndërmbrojtësin Fallou Diagne i cili ka firmosur për 1 vit me shkodranët.

Diagne i cili stërvitjej prej ditësh me Vllazninë ka një eksperiencë të madhe mbi supe pasi shtatlarti senegalez në karrierën e tij ka luajtur me Rennes e Metz  në Francë e Werder Bremen në Gjermani madje ka arritur të shënojë dhe 6 gola në ligën e parë franceze dhe dy në Bundesliga.

Rennes dhe Werder Bremen kanë shpenzuar nga 1,5 milionë euro për të blerë kartonin e tij, ndërkohë që problemi i vetëm i Diagne është që nuk luan një ndeshje zyrtare që nga 30 nëntori i 2019-ës, kur ishte pjesë e Konyaspor në Superligën turke. Ka qenë vetë Vllaznia që ka zyrtarizuar afrimin e 31-vjeçarit afrikan.

Sulmuesi Haris Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Edhe pse zyrtarisht nga ana e klubit nuk ka ende një konfirmim, mësohet se me boshnjakun nuk është gjetur akordi për rinovimin e kontratës.

Dilaver përfundoi në një zgjedhje dytësore në ndeshjet e Europës, teksa vetëm atë në Bosnje ndaj Shirokit e nisi titullar.

Pas ardhjes së qendërsulmuesit Aralica, tashmë shanset për rinovim të boshnjakut me klubin shkodran janë thuajse zero.

Dilaver bën modestin: Nuk ka rëndësi kush shënon, por të fitojë Vllaznia |  SHKODRA SPORT

Mesfushori Millosh Kaleziç është i larguari i radhës pas eliminimit të Vllaznisë nga Liga e Konferencës.

Ashtu si Eni Imamit dhe Haris Dilaveri, që u përfundoi kontrata me klubin shkodran dhe nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovim, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me malazezin.

Nga sot ai është futbollist i lirë, por gazeta mëson se klubi nuk ia ka rinovuar marrëveshjen.

Miloš Kalezić u Vlazniji | Sportski.me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *