• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia firmos me një ‘bomber’, Dilaver drejt…

Byadmin

Jul 30, 2021

Pa u mbushur 24 orë nga eliminimi në raundin e dytë të Conference League, Vllaznia zyrtarizon afrimin radhës për sezonin e ri

. Klubi shkodran ka prezantuar këtë të premte sulmuesin kroat, Ante Aralica, i cili vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric.

25-vjeçari, i spikatur te Lokomodiv Plovdiv në Bullgari, sezonin e fundit ishte pjesë e Hermannstatd në ligën e dytë të Rumanisë, ku nuk ka mundur të lërë gjurmë.

Gjithsesi, stafi teknik i kuqebluve beson se do të jetë një vlerë e padiskutueshme në sulm.

Afrimi i Aralicas e bën thuajse të sigurt largimin e Haris Dilaver, të cilit i përfunduar kontrata me shkodranët.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme.

Welcome Ante!”

May be an image of 3 people and people standing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *