• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Domgjoni dhe Grezda firmosin me skuadrat e reja…

Byadmin

Jul 29, 2021

I mjaftoi gjysmë sezoni në Ligën e Dytë të Turqisë, në radhët e Menemensporit, për hedhur një tjetër hap cilësor në karrierë. David Domgjoni ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e Lucernës, në Superligën e Zvicrës, duke e mbyllur shumë shpejt përvojën turke.

Ish-futbollisti i Tiranës, Kastriotit dhe Laçit në Kategorinë Superiore, u prezantua si blerja e nga ekipi helvet, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë.

Kujtojmë që Domgjoni, 24-vjeç, i lindur në Prizren, ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa majin e kaluar mori ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambian.  

Eros Grezda nis një etapë në karrierën e tij. Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar është zyrtarizuar në Hungari te skuadra Zalaegerszeg TE. Transferimi i tij në kampionatin hungarez është bërë në formë huazimi nga Osijeku për një vit.

Kujtojmë që Grezda, i konsideruar një sulmues me shumë perspektivë, ka patur luhatje të mëdha në karrierë. Transferimi te Glasgoë Rangers në vitin 2018 u konsiderua një hap i madh cilësor, por ai nuk mundi të linte gjurmë te gjigantët skocezë, duke u kthyer në Kroaci tek Osijeku, ku sërish nuk mundi të rigjente veten.

Grezda shpreson t’i rikthehet ditëve më të mira në skuadrën hungareze, me synim rikthimin edhe në Kombëtare, ku mungon prej shumë kohësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *