• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ngo firmos tek Tirana, ja takimi epik me presidentin Halili (VIDEO)

Byadmin

Jul 29, 2021

Pasi u zyrtarizua si lojtari i ri i Tiranës duke u rikthyer për të dytën herë, Majkëll Ngo mbërrin në kryeqytetin shqiptar.

Sulmuesi anglez ka zbarkuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku është shoqëruar nga menaxheri i tij shqiptar, Mario Cenolli.

28-vjeçari britanik do t’i bashkohet skuadrës bardheblu në qytetin e Pogradecit, aty ku po vijojnë intensivisht fazën përgatitore.

Ngo në aventurën e tij të parë me Tiranën në dy sezone u aktivizua në 53 ndeshje në total nga ku realizoi dhe 17 gola.

Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit për t’iu drejtuar kryeqytetit, Majkëll Ngo ka takuar menjëherë presidentin e Tiranës, Refik Halilin.

Në “Story”-n e publikuar nga klubi bardheblu, shihet takimi me shumë afrimitet i Ngosë me Halilin dhe një mini “këngë” e sulmuesit anglez.

Presidenti Halili i uroi mirëseardhjen britanikurt me fjalët: “Mirëserdhe, suksese dhe mbarësi.”

Ndërsa Ngo e falënderon dhe më pas Ngo fillon dhe “këndon”: “Ça bona, ça bona, Tirona dashni. Tirona kampion, pasha jetën”, përfundon Ngo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *