• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ish-deputeti, i bën “presion” Brdariçit dhe habit me deklaratat e tij: Jam mësues futbolli, gati të marr skuadrën e Vllaznisë…

Byadmin

Jul 29, 2021

Ish-deputeti i parlamentit shqiptare, Selami Jenishehri duket se ka nisur thumbimet në distancë për stafin teknik të Vllaznisë.

Kryetari i Partisë së Pensionistëve ka bërë një status në rrjetet sociale “Facebook” ku pranon se është gati edhe për të marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu.

Në statusin e tij, ai pranon se zotëron liçensën e trajnerit dhe një eksperiencë te Vllaznia do sillte rezultate të mira për ekipin shkodran.

“Unë kam provu se jam mësues futbolli e më kanë dhënë liçensën e trajnerit. Kush të ketë dëshirë me u deskretitu nga stafi teknik i vllaznisë, gati më ka” shkruan Jenisheri në njoftimin e tij. Më tej, ai shton se trajneri Thomas Brdaric duhet ndërruar dhe ekipi i Vllaznisë të drejtohet prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *