• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Keqardhje për Shqipërinë, Briken Calja humb për vetëm 1 kg medaljen e bronztë!

Byadmin

Jul 28, 2021

Briken Calja e humb për vetëm një kg medaljen e bronztë në “Tokio 2020”. Peshëngrítësi nga Shtërmeni iu afrua ëndrrës për t’i dhuruar një medalje olimpike Shqipërisë në këtë olimpiadë, por në fund u rendit në vendin e katërt. Pa rívalë kinezi Shi Zhiyong, që théu rekordin olimpik dhe atë botëror duke ngrítur në total 364 kg.

Briken Calja e mbylli në vendin e shtatë garën në stilin e shkëputjes në “Tokio 2020”, duke mos arritur rezultatin që pretendonte.

Peshëngrítësi kuqezi mundi të ngrínte 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi të kishte sukses në të parën, ndërsa në provën e tretë e pati të pamundur ta çonte mbi sup shtangën, me peshë 155 kg.

Tokyo 2020”, Briken Calja mbetet pa medalje për 1 kilogram – A2 CNN

Në këtë stil, për kategorinë deri 73 kg, spikati kinezi Shi Zhyiong, i cili ishte i saktë në të tria provat, duke ngítur në të fundit 166 kg e thyer rekordin olimpik.

Në stilin e shtytjes Calja pati sukses në provën e parë me 184 kg, déshtoi në të dytën me 188, por bëri mrekullinë në provën e fundit me 190 kg. Në dygarësh, Calja ngríti në total 341 kg dhe vetëm për një kg, mbeti jashtë zonës podiumit, pasi indoneziani Abdullah Rahmat Erwin, që garontë në baterinë B, ngríti në dygarësh 342 kg. Për medaljen e artë nuk pati konkùrrencë, pasi kinezi Shi Zhiyong ngríti 198 kg në shtytje, duke thyer rekordin olimpik, ndërsa në dygarësh me 364 kg, théu rekordin olimpik dhe botëror. .

Medaljen e argjendtë në kategorinë deri 73 kg e meritoi Julio Ruben Mayora Pernia me 346 kg në total.

Briken Calja synon medaljen olimpike, ngre 151 kg në shkëputje – Albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *