• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Brdaric dhe Latifi njëzëri: AEL-i i kalueshëm!

Byadmin

Jul 28, 2021

Vllaznia synon një tjetër përmbysje ne ligën e konferencës pas asaj që arriti ndaj Shiroki Brijeg, këtë herë kuqezinjtë duhet të përmbysin disfatën e ndeshjes së parë 1-0 ndaj Ael Limasol. Në lidhje me takimin tekniku Thomas Brdaric u shpreh se skuadra është e karikuar për këtë përballje.

“Është sfidë shumë e bukur për ne. Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë.”

Tekniku shfaqi bindjen e plotë që shkodranët do të arrijnë suksesin.

“Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore.”

Numri një i stolit foli edhe për Liridon latifin, i cili për ndeshjen ndaj qipriotëve do të jetë titullar.

“Është një lojtar që më pëlqen shumë. Përmirësimi që ka bërë javët e fundit por edhe aftësitë që ai ka, do na çojnë në një nivel tjetër si ekip. Ai ka ardhur këtu për të mbështetur dhe për të ndihmuar ekipin me aftësitë e tij. Është një lojtar që vërtetë e kam qejf. Nesër do e fillojë si titullar, nesër ka mundësinë më të mirë për të treguar aftësitë e tij.”

Liridon Latifi beson se Vllaznia do të kalojë në raundit tjetër të Conference League. Në konferencën për shtyp një ditë para sfidës së kthimit me AEL Limasolin, ish-futbollisti i Skënderbeut deklaroi:

“Kupat e Europës janë gjithmonë motivim shtesë për lojtarin. Po e shijoj mirë, shpresoj që të vazhdojë ky ritëm me fitore dhe duke kaluar këtë raund, që do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.”

Kalimi në raundin tjetër: “AEL-i është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja. Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.”

Problemi me dëmtimet: “Kemi pasur probleme atje, unë dhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje. Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.

Pse zgjodhi Vllazninë: “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *