• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

Armando Sadiku largohet nga Bolivari, ja ku do firmosë! (FOTO)

Byadmin

Jul 28, 2021

Ka zgjatur vetëm 6 muaj aventura e Armando Sadikut në Amerikën Latine.

Sùlmuesi elbasanas u trànsferua në janar te klubi i Bolivarit në kampionatin bolivian të futbollit, por nuk arriti të lérë gjurmë.

Lajmin për ndérprérjen e bashkëpunimit e dha vetë klubi me qendër në La Paz, që njoftoi se palët kanë príshur kontratën me marrëveshje dhe se Sadiku tani është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij.

Armando Sadiku u transferua me bujë te Bolivari dhe luajti 15 ndeshje, por arriti të shënojë vetëm dy gola, duke zhgënjyer jo pak me performancën e tij, aq sa së fundi edhe tifozët e klubit kërkuan largimin e sùlmuesit.

E ardhmja e sùlmuesit 30-vjeçar mbetet e gjitha për t’u zbuluar, megjithatë burime për Supersport konfirmojnë se mund të jetë në Spanjë, konkretisht në Segunda Division, ku ka arritur të bëjë mirë me Malagën dy sezone më parë.

Transferimi te Bolivari i kishte kushtuar Sadikut edhe hùmbjen e Kombëtares, pasi trajneri Reja nuk e ka ftuar në grumbullimet e fundit, megjithatë një rikthim në Europë, mùnd të përkthehej në ftesë për t’u bërë sërish pjesë e grupit kuqezi, për sùlmuesin që numëron 37 ndeshje me Shqipërinë dhe 12 gola të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *