• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shaqiri flet pa doreza: Më pëlqen Lacio, të luash për Sarrin është…

Byadmin

Jul 26, 2021

Xherdan Shaqiri i cili zhvilloi një super Kampionat Europian me Zvicrën e tij ka folur pa doreza në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” duke deklaruar se më parë ka qenë shumë pranë trànsferimit tek Roma dhe Sevija dhe që të luash për Lacion e Sarrit është vërtetë intriguese:

Vazhdimësia – “E rëndësishme në këto momente për mua në karrierën time është të luaj rregullisht dhe të kem vazhdimësi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu në këto tre sezone. I kam thënë Liverpulit se ndihem gati për një sfidë të re, kanë pranuar kërkesën time dhe do të vlerësojnë ofertat.”

Karriera – “Jam vetëm 29 vjeç, kam luajtur në disa kampionate më të mira të Europësdhe dëshiroj ende të jem pjesë e tyre. Nuk jam duke e menduar fundin e karrierës, të shohim se çfarë do të rezervojë fati im.”

Roma dhe Sevija – “Është e vërtetë që kam qenë shumë pranë tràsnsferimit tek Roma dhe Sevija një vit më parë. Liverpuli nuk ka qenë e gatshme të dëgjonte ofertat për mua.”

Lacio e Sarrit – “Agjenti im më ka konfirmuar se ka pasur shumë interesime për mua. Igli Tare prej vitesh është duke bërë punë të shkëlqyer tek Lacio, dhe është e vërtetë që ka një afeksion për mua dhe ndihem i nderuar. E ndjék Lacion prej kohësh, janë një klub i madh. Të luash për Sarrin do të ishte me të vërtetë intriguese.”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *