• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Lojtar i madh brenda dhe jashtë fushe, Pasi e démtoi, Uzuni bën gjestin fantastik për Sabjen Lilajn!

Byadmin

Jul 24, 2021

Sulmues me të ardhme të artë dhe një njeri me zemër të madhe. Myrto Uzuni po shkëlqen në këtë start sezoni me Ferencvaroshin, teksa pas tri ndeshjesh në Champions ka shënuar katër herë, më shumë sesa çdo sulmues tjetër në këtë fazë kualifikuese.

Sulmuesi i Kombëtares ka edhe aspektin njerëzor, për t’u vlerësuar shumë herë më shumë sesa forma speciale që tregon në fushën e lojës, sidomos në dy vitet e fundit, kur karriera e tij është gjithnjë në ngjitje të rëndësishme.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Uzuni tregon ecurinë, sekretin e formës së tij, regjimin e rreptë stërvitor dhe ushqimor, si dhe episodin fatkeq për Sabien Lilajn, i cili mbeti i démtuar dhe përfundoi në spítal.

Bomberi i Kombëtares, një njeri me zemër të madhe, ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet dhe ka një mesazh domethënës për jetën: “Jemi njerëz në fund të fundit dhe lekët nuk do t’i marrim në vàrr. Kur kemi mundësi që të bëjmë mirë, pse të bëjmë keq?!”, shprehet ndër të tjera Myrto Uzuni për gazetën.

Uzuni, keni bërë një start të mbarë edhe këtë sezon. Si ia bëni që keni të njëjtën formë, njësoj siç e latë fundin e edicionit të shkuar, edhe pse pushuat 6 javë prej démtimit?

Jam shumë i lumtur që ndodh pikërisht kështu siç thoni ju. Më gëzon kjo formë dhe fakti që po e rifilloj sezonin siç e lashë fundin e vjetshëm, duke shënuar gola. Normalisht kjo formë nuk është aspak një rastësi, pasi vjen falë punës që bëj dhe përkushtimit që kam për formën time fizike dhe atë teknike. Nuk është rastësi apo fat… unë punoj çdo ditë që të përmirësoj diçka te vetja ime, stërvitem shumë, i dedikohem plotësisht. Çdo ditë ia dedikoj stërvitjes…

Me tripletën ndaj Prishtinës thýet një rekord 50- vjeçar te Ferencvaroshi. Çfarë përshtypjesh morët nga klubi për këtë?

Në klub janë të gjithë shumë të kënaqur që nga momenti që kam mbërritur te Ferencvaroshi. Unë ua kam bërë të qartë që në ditën e parë se arsyeja pse kam ardhur këtu është që të lë gjurmë në këtë ekip. Ata më besuan dhe unë po ua shpërblej besimin që kam marrë prej tyre.

Si ishte episodi me Sabien Lilajn. Çfarë ndodhi, sepse përfundoi në spítal?

Kam biseduar me Sabienin para dhe pas ndeshjes. Uroj që të rikthehet edhe më i fortë se më përpara.

A është e vërtetë që ju i keni marrë përsipër shpenzimet e të gjithë trajtimit dhe rikuperimit?

Normalisht unë kam vuajtur vetë dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë të mos kesh. Në 80% të rasteve, unë nuk kam pasur dhe askush nuk ma ka shtrirë dorën për të më ndihmuar. Ndaj unë e di se çfarë do të thotë kjo gjë. Jemi njerëz në fund të fundit dhe lekët nuk do t’i marrim në vàrr. Kur kemi mundësi që të bëjmë mirë, pse të bëjmë keq?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *