• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila uron Kosovën për medaljen olimpike dhe thumbon KOKSH: Ka dështuar…

Byadmin

Jul 24, 2021

Urime Kosova 🇽🇰 urime Distria Krasniqi për medaljen e artë na bëre shumë krenar 👐🏻

Po Shqipëria? Sa për dijeni Komiteti Olimpik Shqiptar ka një buxhet 900 mijë € në vit! Sa rezultate kemi marrë?
Shqipëria 109 vite shtet e dini sa medalje ari në olimpiadë ka? Zero medalje.

Kosova 13 vjet shtet e dini sa medalje ari olimpike ka? 2 medalje.
Jemi të një gjaku por jo të një mentaliteti.

Shteti Shqiptar ka dështuar totalisht në politikat sportive që ka ndjekur.

KOKSh ka dështuar në mënyrë spektakolare në organizimin e sportit në Shqiperi,aq më keq akuzohet për shpërdorime fondesh dhe korrupsion (që do i shkojmë deri në fund kësaj çështje).

Sportistët tanë që kanë fituar medalje në kampionatet botërore dhe europiane enden nëpër gjykata të marrin shpërblimin e merituar.

Me zemër uroj që Brikeni,Luiza,Erkandi,Izmiri e gjithë të tjerët të fitojnë medalje në olimpiadën e Tokyos dhe të na bëjnë krenarë, nëse do ktheheni me medalje do dali kryeministri t’ju presi në aeroport me buqeta lulesh, në këtë moment duhet të kujtoni Ilir Sulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *