• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Basha apo Berisha? Andi Lila zgjedh të preferuarin e tij mes tyre (VIDEO)

Byadmin

Jul 22, 2021

Programi “Top Talk” është i mbështetur në konceptin e intervistimit të një personazhi të vetëm për temën më të rëndësishme të ditës.

Intervista e trajtuar është projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarin me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana me të cilat personi i intervistuar lídhet në mënyrë direkte ose të tërthortë.

https://www.photojoiner.net/image/3MlEPdrh

I ftuari ditës në ‘Top Talk’ ishte ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila. Ai është njëri ndër 300 anëtarët e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. Siç tashmë e dimë kauza e tij është sporti dhe rinia.

Në zgjedhjet e fundit ai u caktua nga kryedemokrati Lulzim Basha si Koordinator Kombëtar i Sportit pranë PD-së.

Kohët e fundit angazhimi i Andi Lilës në Partinë Demokratike bie në sy pasi përveç kontributit në sport tashmë është angazhuar fuqimisht në politikë.

https://www.photojoiner.net/image/nFzXhoIn

Lila tregon se në këto ditë po merren shembuj të këqij përpara, si për shembull një adoleshent merr shembull nga një i ri tjetër që shet/blen léndë nàrkotike. Ai rréfen se ka dy fëmijë të vegjël dhe kur sémurén nuk di ku ti çojë nga síkleti mjékëve.

Lulzim Basha,i cili momentalisht është kryetari i Partisë Demokrati, thirret nga Andi Lila si lideri, i cili do çojë vendin në Europë.  Ai pohon së e mbështet totalisht Bashën dhe se tek ai sheh të ardhmen e vendit.

Siç tashmë e njohim Andi Lila flet gjithmonë parimisht, ndaj nuk i intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët por për të dhe për të gjithë demokratët që e zgjodhën kryetar partie, ai është një lider i besueshëm dhe pohon ta mbështesë në çdo moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *