• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

‘Bella Ciao’ dhe ‘krýqëzimi’ pa lidhje për Hysajn, ja e vërteta e këngës

Byadmin

Jul 21, 2021

Kënga me titullin “Bella Ciao” (“O e bukur, përshëndetje”) u bë vitet e fundit hit nga përdorimi si kolonë zanore e njërit prej serialeve më të ndjékura së fundmi, “Shtëpia e parave” (“Casa de papel”). Nisur nga popullariteti i saj, kjo këngë nisi të këndohej masivisht në të gjithë botën.

Nga lehtësia e tekstit si dhe e të kënduarit, kjo është përzgjedhur edhe nga mbrojtësi i Kombëtares Hysaj, pikërisht për të mos stonuar para shokëve.

Në këtë histori të stisur nga disa prej tifozëve të ekstremit të djathtë, një shqiptar nuk ka të bëjë aspak me përplàsjen mes fàshístëve apo partizanëve, aq më tepër që bëhet fjalë për vitin 2021, kur konteksti i kësaj kënge përdoret vetëm për kolonën zanore të një seriali të famshëm dhe jo më për ideologji të së kaluarës.

Më poshtë është edhe teksti i këngës, e cila në fillesat e saj është krijuar me një tjetër kontekst, por që për ditët e sotme përdorimi i saj lídhet vetëm me serialin e jo me partizanët:

https://www.photojoiner.net/image/AOUtZvXd

Një mëngjes u zgjova,

o e bukur, përshëndetje!

Një mëngjes u zgjova dhe gjeta pushtuesin.

O partizan, më merr,

O e bukur, përshëndetje!

O partizan, më merr, sepse ndihem sikur do të vdés.

Dhe nëse unë vdés si partizan,

O e bukur, përshëndetje!

Dhe nëse unë vdés si partizan, duhet të më vàrròsni.

Më vàrròsni atje lart në male,

O e bukur, përshëndetje!

Më vàrròsni atje lart në male nën hijen e një luleje të bukur.

Dhe njerëzit që do të kalojnë,

O e bukur, përshëndetje!

Dhe njerëzit që do të kalojnë,

ata do të thonë “Sa lule e bukur!”.

“Kjo është lulja e partizanit”,

O e bukur, përshëndetje!

“Kjo është lulja e partizanit, dhe vdíq për liri!”.

Serie A: 'They repudiate' Hysaj for singing the 'Bella Ciao': “Worm, Lazio  is fascist”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *