• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Nga kërcenimet tek lëvdatat, Hysaj gjen golin e parë me Lazion dhe është spektakular!

Byadmin

Jul 20, 2021

Elseid Hysaj i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kércénimeve absurde të tifozëve fashístë të Lacios.

Mbrojtësi shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të në miqësoren që skuadra kryeqytetase është duke zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno.

Me një gjuajtje precize me të majtën, topi fillimisht u përplàs në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë! Hysaj realizoi golin e katërt, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të lacialëve.

Pavarësisht presionit dhe situatës aspak normale, 27-vjeçari shqiptar është treguar një profesionist i vërtetë, duke dhënë maksimumin në fushën e blertë.

Shkodrani Elseid Hysaj gëzon mbështetjen e plotë të klubit dhe drejtuesve lacialë dhe jo vetëm.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj më së miri tifozëve nacionalist të Lacios duke shënuar gol në miqësoren e sotme kundër ekipit modest të Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje të bukur diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit.

Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.

‘’I madhi Hysaj’’, ”Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu” apo ‘’Drejt e në zemrave e lacialëve, Elseid të duam shumë’’, ishin disa nga komentet pozitive të shkruara nga tifozët bardhekaltër në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *