• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Njihuni me përballjet e ekipeve shqiptare në rast kualifikimi në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Byadmin

Jul 19, 2021

Klubet shqiptare kanë filluar përgatitjet e tyre për sfidat e turit të dytë në Ligën e Konferencës, ku shpresohet te një ecuri sa më pozitive. Ndërkohë Partizani, Teuta, Laçi, Vllaznia, si dhe Prishtina, Shkëndija, Shkupi e Drita, mësuan kundërshtarët e turit të tretë në rast të një kualifikimi të mundshëm.

Të gjitha ekipet shqiptare, ishin në “ankth” për të mësuar se cilin do të kenë rival në rast se do të kalojnë në turin e tretë të këtij kompeticioni. Vlen të theksohet fakti se Teuta, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës, janë më të avantazhuara në letër, për të kaluar në turin e tretë.

Në rast kualifikimi në raundin e tretë durrsakët do të përballen me irlandezët e Shamrok. Ndërkohë short ferri për Laçin që e pret Anderlehti në rast kualifikimi ndaj rumunëve të Universitatea Krajovës. Nga Partizani, te Vllaznia e Prishtina, ja të gjitha përballjet e turit të tretë.

Image

PËRBALLJET E TURIT TË TRETË:

Shamrok Rovers  vs Inter Club d’Escaldes (AND) / Teuta (ALB)

Riga FC (LVA) / Shkëndija (MKD) vs Folgore (SMR) / Hibernians (MLT)

Prishtina (KOS) / Connah’s Quay Nomads (WAL) vs Valur (ISL) / Bodø/Glimt (NOR)

Shkupi (MKD) / Santa Clara (POR) vs Olimpija Ljubljana (SVN) / Birkirkara (MLT)

Újpest (HUN) / Vaduz (LIE) vs Basel (SUI) / Partizani (ALB)

Luzern vs Drita (KOS) / Feyenoord (NED)

Limassol (CYP) / Vllaznia (ALB) vs Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)

Universitatea Craiova (ROU) / Laçi (ALB) vs Anderlecht (BEL)

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *