• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Broja firmosë kontraten e re me…(FOTO)

Byadmin

Jul 18, 2021

Armando Broja rinovon me Çelsin dhe tashmë duket se nuk do të trajtohet si një talent për të ardhmen, por si një lojtar i cili është në planet e të tashmes të bluve londinezë.

Klubi i Çelsit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re deri në vitin 2026 me sulmuesin shqiptar, i cili i është bashkuar ekipit të parë të fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve dhe ka nisur fazën përgatitore të sezonit të ri nën urdhrat e Tomas Tuhel.

Trajneri gjerman është i bindur për cilësitë e djaloshit ndaj ka sinjalizuar klubin që të rinovojë me të, edhe nëse do të vendoset që ai të jepet një tjetër vit në huazim që të luajë rregullisht, siç ndodhi në vitin e kaluar te Vitese.

Por londinezët tani e shohin me një sy tjetër lojtarin i cili në Holandë në vitin e tij të parë bëri më mirë se emra si Luis Suarez e Ibrahimoviç në debutimin e tyre atje.

Kështu, për zyrtarizimin e rinovimit të sotëm, në klub ishte e pranishme vetë “zonja e hekurt” e klubit londinez, Marina Granovskaia, ajo e cila ka ndërtuar Çelsin fitues të Ligës së Kampioneve. Kështu, firma e radhës e Brojës në këtë klub ku luan prej 10 vitesh, është bërë si një yll i kësaj skuadre, gjë që tregon vlerësimin që kanë tashmë te Çelsi për të

“Jam shumë i entuziazmuar që po firmos një kontratë të re me Çelsin. Meqë jam rritur në akademinë këtu, ishte një moment special kur debutova me ekipin e parë në vitin e kaluar, para se të fitoja më shumë eksperiencë në huazim te Vitese në sezonin e kaluar. Dua të vazhdoj në këto baza dhe pres me padurim të bëj progres dhe të lë shenjë te Çelsi në vitet në vijim”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ri shqiptar pas firmës në kontratën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *