• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Publikohet mesazhi i Mancini para finales së ‘Wembley’: ‘Nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë” (VIDEO)

Byadmin

Jul 18, 2021

Janë publikuar disa pamje ku shfaqet trajneri Roberto Mancini i cili jep udhëzimet e fundit për kombëtaren italiane në prag të finales së Euro 2020 përballë Anglisë.

Para ndeshjes më të madhe të Italisë që prej finales së tyre në Kupën e Botës në 2006, Mancini u tregua duke dhënë një mesazh të qetë dhe të fuqishëm për lojtarët e tij pasi përmendi formacionin.

Fjalimi i Mancinit para ndeshjes nuk u përqendrua shumë në atë taktik dhe tregoi aftësitë e tij në menaxhimin e lojtarëve që çuan në fitoren e Italisë në penallti ndaj Anglisë të dielën e 11 korrikut.

Euro 2020 - Roberto Mancini insists Austria game tougher than Belgium or  Portugal quarter-final clash - Eurosport

Mancini gjeti kohë edhe për pak shaka, duke e vendosur Spinzolën në formacion, kur në fakt ai ishte i dëmtuar.

“Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ne jemi zotët e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”, dëgjohet dhe shihet duke thënë Mancini.

Që nga emërimi i Mancinit si trajner i Azzurrëve në vitin 2018, ai ka revolucionarizuar ekipin. Italia është tani e pamposhtur në 34 ndeshje që është një ndeshje larg nga rekordi i të gjitha kohërave i vendosur nga Brazili dhe Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *