• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Mark Marku: Kuvendi mbaroi pa filluar, rithemeloni partinë ndryshe do humbim prapë!

Byadmin

Jul 18, 2021

Mark Marku, deputeti i PD-së kërkoi rithemelimin e partisë me njerëz të rinj, ribërjen e një statuti për demokratizimin e partisë dhe një analizë të re duke folur edhe për gabimet e kryera nga vetë PD. Në fjalën e tij në Kuvendin e partisë, të shtunën, Marku i quajti ndryshimet e statutit “kot”, të cilat nuk sjellin demokratizimin e partise.

Më poshtë fjalimi i përmbledhur i Markut:

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dràmatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dràmatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjím më të përforcuar, me një shumicë solide votash.

Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve, qeveria e Edi Ramës u angazhuar në një operacíon masiv të blerjes së votës. Si drejtues i Qarkut Lezhës, ishte e dukshme.

Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshímta, me qindra qytetarë të këtij qarku.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër.

Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot.

Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapin kohën politike, ne rrezíkojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; na vòdhën prapë. Ose màsàkër zgjedhore. Duhet të mendojmë që mos të na vjédhin sërish. Kur na vjédhin dy herë shtëpinë, e ke pak fàjin dhe ti, se ke lënë derën hapur.

Kuvendi mbaroi para se të fillojë. Po flasim para karrigeve bosh. Është pa sens. Teatër absurd, le ta luajmë se mirë është ta luajmë.

Ky kuvend do të miratojë ndryshime të zakonshme, të cilat janë kot. Sa më shumë të shtosh kuvendin kombëtar aq më shumë e bënë jo funksional.

Nuk na ka caluar puna se ka pasur pak anëtarë kuvendi apo kryesia. Hajde ta bëjmë gjithë partinë kuvend kombëtar. Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme në një situatë të jashtëzakonshme.

Ne e shéndérrojmë PD në një gjendje permanente opozitare duke legjítímuar të qenit në opozitë. Pa prespektive për të ardhur në pushtet, ndodhemi para rrezíkut për ta shéndérruar PD-në në dekor të regjimit.

Dhe në Turqi, Venezuele, Bjellorusi ka opozitë. Ka 20 vjet Putini në pushtet, dhe opozita opozitë, të pakëtn atje vríten.

Ne nuk dolëm asnjë sekondë për të protéstuar se na vòdhën zgjedhjet. Kujt do ia mbushim mendjen që besojmë se na janë vjédhur zgjedhjet.

Një studiues amerikan ka një teori funksionaliste, që Fuga e sjell në realitetin shqiptar, nuk duhet të ekzistojë si opozitë vetëm për të trémbur Ramën, jo si alternativë në raste të jashtëzakonshme dhe jo si një opozitë aksídentale që vjen aksídentalísht në pùshtet, nëse ndodh ndonjë katastrofë e madhe, apo për të shùar revòlatat e për t’i çuar drejt shùarjes, siç bën ndoshta edhe nga padia. Jo për të bllokuar alternativa të tjera politike.

Gjuha e përdorur nga ne ishte dekor, gjuhë formale.

Ne nuk duhet të ushqyejmë durimin se pas 4 vjetesh diçka do të ndryshojë, apo diçka do të ndodhë me zgjedhjet lokale. Njeriu që e ka me pasion është krim të mashtrojmë ata që na besojnë, ne nuk fituam këtë radhë, kemi 8 vjet që i themi na besoni edhe këtë radhë duke ushqyer me shpresë njerëzit që janë të detyruar të na besojnë.

PD duhet të bëj një akt rithemelimi duke rishpikur vetveten. Kjo bëhet duke pasur një mision themelimi të vetes dhe të republikës së re, të cilën Basha e mbajti si fjalë kycë por nuk e kthehu në veprim. Në 2012 e shikoja se si po iknim drejt humbejs së pushtetit.

Sot jemi të vonuar për të rithemeluar partinë.

Është një akt që e bëjnë partitë evropiane, kjo nuk do të thotë shkrirje e partisë por është kusht për jetëgjatësinë e saj. Para disa ditëve u tha që duhet të zgjidheshin nga degët kandidaturat në qark. Çfarë ndodhi? Kryesitë sollën emrat e njëri-tjetrit.

Pra, nëse ne si trup politikë nuk kemi vetëdijen se duhet të fusim të tjerë nuk na beson shoqëria shqiptare. Ndaj propozoj, megjithëse është absurd se ju e keni mbyll kongresin, por po e them:

Të merret një vendim për krijimin e një komisioni për rithemelimin e PD-së, me përfaqësues brenda dhe jashtë PD që mund të bëjnë ndryshimin.

Të hartohet një statut i ri për demokraci brenda PD-së. Ne nuk jemi demokratik, çdo gjë e cakton kryetari dhe një grup i vogël.

Deputetet e PD-së duke ardhur nga kjo parti e pa ristrukturuar ata janë nul, zero nuk vendosin për asgjë. Kanë të drejtë të ikin në Kuvend e të ngrejnë kartonin.

Është defunksionuar parlamenti sepse partitë janë autoritatiste. Kryeminnistri shqiptar po erdhi nga një parti autoritare nuk do të krijojë një qeverisje demokrate.

Shumë mirë u zgjodh edhe kryetari edhe kryesia edhe keshilli kombëtar, por duhet një kongres tjetër që të ndahet drejtimi i partisë nga ristrukturimi i partisë. Mos krijojmë kaos të funksionojnë strukturat derisa të ristrukturohet partia.

Kërkoj ribërjen e analizës duke parë edhe dobësitë tona në program dhe afrimin e njerëzve përtej PD-së.

Ne duhet të bëjmë një analizë të thellë në 30 vjet. Problemi kryesor është që ne kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë. Nëse nuk analizojmë këtë çdo gjë është kot.

Analiza nuk bëhet nga ata që kanë përgjegjësinë e hùmbjes. Ne duhet të ndjékim debatin për PD, të bëhet një monitor analíze nga jashtë. Të mos e bëj Gaz Bardhi analizën e punës së të tjerëve, kur do analízojë edhe veten. Dhe nxjerr që PD ka kapur maksimunim aty ku ka humbur dhe ka dështuar aty ku ka humbur. As kryesia dhe as kryetari nuk e bënë dot, sepse njerëzit thonë që po bënë analizë sepse do të më heqi.

Nëse nuk themelojmë partinë, unë kam fríkë se pas 4 viteve do të mblidhemi prapë këtu e do bëjmë heroin e víktímën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *