• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Dinamo pa frena në merkato, bën një super blerje për repartin e sulmit!

Byadmin

Jul 17, 2021

Pak orë pasi u zyrtarizua “divorci” i tij me Kukësin, u bë zyrtare edhe firma e sulmuesit me klubin e Dinamos, me të cilin kishte qenë në bisedime prej disa javësh.

Ka qenë vetë skuadra kryeqytetase ajo që ka bërë të ditur për nënshkrimin e një akordi mes palëve dhe se që nga dita e nesërme ai do të vihej nën urdhrat e Bledi Shkëmbit në përgatitjet për sezonin e ri.

Pasi u zyrtarizua nga klubi i Dinamos, Agim Ibraimi ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Instagram” nga ku deklaron se është gati për sfidën e re: “Gati për sfidën e re.”, deklaroi Ibraimi.

32-vjeçari përfundoi aventurën te skuadra e Kukësit nga ku ishte dhe kapiten për t’iu bashkuar bluve të kryeqytetit ku këtë sezon u ngjitën pas 9 vitesh në elite.

Ibraimi ishte një godtije e madhe në merkato nga ana e Dinamos ku përforcon krahët e sulmit me një lojtar me tepër eksperiencë.

32-vjeçari gjithashtu më parë ka mbajtur veshur fanellat e Shkëndijës, Mariborit dhe Kaljarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *