• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Kadilli në Kuvendin Kombëtar: Të punojmë ta bëjmë PD më të madhe se vetja…

Byadmin

Jul 17, 2021

Anëtari i kryesisë së PD, ish-kandidat për drejtimin e saj Fatbardh Kadilli, ironizoi mungesën e kryedemokratit Basha në sallë në nisje të fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar të partisë.

“Faleminderit që keni qëndruar deri tani, si një provë kur Kuvendi vërtet kuvendon. Do kisha kënaqësi të ndodh ende në sallë edhe ryetari, uroj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë.” u shpreh Kadilli ndërsa theksoi se cdo demokrat është këtu për një përgjegjësi më të madhe se vetja.

“Ne kemi një detyrim të punojmë ta bëjmë PD më të madhe se vetja.  Duhet të nxisim dhe inkurajojmë cdo demokrat, që të lùftojë për bindje politike.

Kadilli ironizon me largimin e Bashës para kohe: Shpresoj që kryetari të  mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë - Shqiptarja.com

Këto sot nuk u bënë dhe kjo e kthen këtë Kuvend në një kuvend më pak se të zakonshëm. Askush mos mendojë se këtu jemi për veten, s;mund të mburremi si víktíma se jemi edhe vetë përgjegjës. Nuk i dhamë vlerë votës. I katandisëm të na shkëmbejnë për një thes me miell, ata janë víktímajo ne. Ne duhet të jemi më shumë se vetja të bëjmë PD më të madhe se vetja, sot denoncojmë Ramën e pushtetin, deformimin e zgjedhjeve, pushtetin për korrùptimin e thellë, që ka instaluar një sundim mbi qytetarin. Kjo është detyrë e parë e cdo opozitari, por nuk mjafton. Kjo na ndan nga ata, ne jemi politika, poltitika i përket qytetarit, jo partisë. Ky Kuvend shërben nëse ne kapërcejmë veten, jemi kuvendi i qytetarit kur të jemi shpresa e tyre,

Qytetarët duan një parti të pastër, të ndahemi nga e shkuara, sado emocíonet të na lídhin me të. Për t’u ndarë nga cdo e keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korrùptuar është tradhtar i qytetarit. Kush lùfton për PD të pastër ka bekimin e qytetarit. Nuk është hapje ajo që ndodh me celësat e kryetarit. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi mendime konkuruese.

Qytetarët do na besojmë nëse jemi të pastër e të bashkuar, jemi 100% të ndryshëm nga sundimtarët e sotëm. Kuvendi nuk është një ngjarje e shpeshtë ndaj delegatët ta shohin si një moment ku hapim proceset politike. Le të kuvendojmë bashkë me sytë nga e ardhmja. T’iu kthejmë qytetarëve institucionet, kushtetutë të re, forcmimin e sistemit të drejtësisë. Të shpallim hapur se sistemi drejtësisë është aleati më i mirë për ne si opozitës për të lùftuar krùmin e korrùpsionin. Duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Të punojmë bashkë për një parti më të madhe se kryetari atëherë do të jemi forcë e parë të shohim në sy qytetarin e mos flasim për 600 mijë vota por mbi 1 mln vota.” u shpreh Kadilli.

PD është para një Kuvendi Kombëtar'/ Kadilli: Vini re sa arrogant është  Rama të njëjtën dhe Basha, me buzëqeshje në fytyrë – Dosja AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *