• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Grida Duma rikujton plàgosjen në Kavajë: Po PD, s’ka të fortë e krímínelë?!

Byadmin

Jul 17, 2021

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar, u ndal në disa tematika.

Ajo solli letrën e një simpatizanti, që përmes një anekdote tregonte se Partia Demokratike, mbi të gjitha, ka sjellë në Shqipëri lirinë. Duma më pas, tregoi dhe momentin e parë që është takuar në spital me Bledi Okshtunin, aktivistin e PD, që mbeti i plagosur gjatë fushatës elektorale në Kavajë. Okshtuni i ka thënë deputetes, se “haku i tij do të merrej më 25 prill”. Ndërkaq, Duma përmendi rrugën se si PD do të mund të jetë më e fortë e konkurruese.

“Cila është fjala, apo fjalët e duhura që e bëjnë të denjë mbajtjen e një fjale sot, këtu e para jush?!
Sot, këtu para jush, para demokratëve që më shumë se të gjithë janë sakrifikuar në tetë vite, që dhanë e dhanë e u përballën e po përballen me çdo mjet e sakrificë; kam pyetje me veten cila është fjala e duhur që ju drejtohet juve, që do t’ju japë sadopak arsye dhe qëllim për të treguar që ne jemi të gatshëm dhe të padorëzuar për vazhduar e për të prirë prapë e prapë në béteja.

E them këtë se nuk i harroj dot, asnjë sakrificë, nga ditët e burgut për protestat, tek gjobat e kércénimet vetëm se jeni demokratë. As mundem edhe as dua të harroj vështrimet, tríshtímet sytë e lodhur e të fikur të komisionerëve e numëruesve demokrate, natën e 25 prillit dhe mëngjesin tjetër ndërsa nuk po e preknin dot rezultatin që i takonte.
Cila ishte fjala e duhur në ato çaste?!

Pyetja mbetet, e shumë më tepër pyetje kemi sot; si do vijojmë; çfarë vendimesh e strategjish do ndjekim, si do ta gjejmë shtegun e arritjes; si do t’jua kthejmë kontributin demokratëve; si …si.?!
Këto kërkojnë përgjigje, të cilat nuk gjenden nëse nuk shtrojmë më tej përtej këtyre, pyetjet e tjera të duhura e mos mbetemi këtu.

Pa dyshim ne e dimë të gjithë të vërtetën, ne e dimë që mjetet e të keqes u bënë bashkë, krími u bë bashkë, vjédhja, kércénimi. Po po i dimë këto; problem i sotëm është që të gjitha këto që u bënë bashkë po mbajnë fatet e njerëzve në dorë. Fatet e shqiptarëve dhe të demokratëve.

E pyetjet pasojnë, m’i bënë dhe bëjnë demokratë të revoltuar pas 25 Prillit:
“….po mirë dreqi ta hajë nuk i paskemi dhe ne dy krímínelë që t’ia marrim atyre pushtetin…”
“….po mirë dreqi ta hajë vetëm ne do të sakrifikojmë të mbajmë “peshën e kryqit” dhe dhe ata të grabisin pushtetin, po për ne kush mendon?!”..

Kuvendi i PD-së/Grida Duma: Studentët kërkojnë të jemi shpresa, ne duhet të  jemi e

“Dreqi ta hajë”, po po tamam dreqi ta hajë!
“Dreqi ta hajë”, ne kemi një problem të madh me atë që quajmë “fitore” sot. Fati i errët i këtij vendi sot jo vetëm po varfëron, por një fitore që prodhon një pushtet dhe qeverisje si kjo po çon që t’i trashëgojmë edhe të rinjve një Shqipëri më të degraduar se në vitet ‘90.

Një Shqipëri pa asnjë ideal, pa asnjë besim, një Shqipëri që ngryset dhe gdhihet duke numëruar se si “ai merr këtë apo atë pavarësisht se është një hiç është një krímínel është një hajdut është një i paaftë e s’ke çfarë i bën.. Por nuk ky është suksesi në këtë vend.

Dreqi ta marrë, thashë me vete, si t’i kthej përgjigje, “a i kemi apo jo dy krímínelë” se, nëse i them i kemi, jam duke u bërë pjesë e shkatërrimit nëse i them, nuk i kemi, mund të mendojnë që s’kemi forcë se s’paskemi “të fortët”

Sot që ë rimendoj dhe 1000 herë të tjera do i përgjigjesha njësoj, të fortët janë dobësia e politikës, janë turpi i politikës, asnjë politikan i fortë që frymëzon, që shërben që ekziston si i tillë nuk do ti pranonte por do matej dhe matet me sa i lùfton.

Të nderuar demokratë një kuvend më parë e hapa fjalën para jush duke cituar Kadarenë që e përshkruante Partinë Demokratike si “… më e bukura parti e lindjes”. Më emociononte kjo thënie atëherë, më emocionon sot, por sot kam një shqetësim më të madh se emocioni. Sot di që kjo parti nuk duhet të jetë vetëm më e bukura parti por edhe më e forta parti e lindjes.

Më e forta parti e lindjes e cila do duhet të vazhdojë historinë e vet përtej çdo kalkulimi të vogël dhe momental.

Që ta bëjë këtë, së pari duhet të gjejë forcë tek ajo që është. Po! Kush jemi, e më pas ku do të shkojmë.
E duhet t’ju tregoj ju një ndodhi/letër. Pas zgjedhjeve gjej në recepsionin e PD një letër ku në zarf nuk kishte emër të dërguesit. Një letër si ato shenjat që të zgjojnë. Uroj shumë që shkruesi të jetë duke na dëgjuar se kam shumë falënderime për të.

Më shkruante që ishte një i persekutuar politik nga ato të vërtetit thosh ai, që ankohen e bërtasin më pak se ata të tjerët. Më shkruante një episod jete të tanishme jo të atëhershme:”… jam nostalgjik për trenat,.. dua të udhëtoj me tren e mos trembem nga rrugët e pasigurta, as mos tríshtohem nga sharjet që shpërthejnë kur makinat ecin vrík rrezíkshëm…. E pra unë e zonja ime udhëtojmë me tren, megjithë xhamat e thýer e ndenjëset e shqyera. Na qëlloi një ditë për çudi të kishim përballë një vajzë të re të veshur moderne. Me xhinsa të grísura, bluzë të shkurtër thonj e duar të bukura, që shikonte telefonin e saj e qeshte. Ne të dy po dëgjonim fushatën e Partisë Demokratike, e ajo pas ca çastesh me shaka tha, çfarë i dëgjoni aman, akoma e ndíqni të gjithë njësoj janë.

Grida Duma dhe Rozana Radi, kombinim perfekt ngjyrash

Unë u nxeha, por zonja ime që ka një jetë që mi zbukuron nervat e mia e bëri dhe në atë çast, e i tha vajzës; Më pëlqekan xhinset ku i ke blerë, po thonjtë ku i bën, po pushime bën jashtë? Vajza e shpénguar ju përgjigj:.. po shkoj në Itali kam njerëz atje, ndonjëherë në Turqi, thonjtë i bëj tek një vend tek M Shyri e gjeta njërën që i bën tamam..

Zonja ime buzëqeshi dhe i tha, më pëlqejnë të gjitha sa mirë bëke që edhe lëviz, por të gjitha këto i ke nga kjo partia që po shan tani, e madje dhe që po e shan ta ka dhënë kjo parti këtë liri, se ata të tjerët do të të kishin internuar po ti gëzoheshe jetës.

“Të lutem zonjë e dashur”, e mbyllte shkruesi, “mos harroni dhe as mos u prapsni se jemi kjo parti, nëse dikush e ka harruar këtë duhet t’ia kujtoni.

Duhet të dimë kush jemi për të ditur ku do të shkojmë. Jemi këta!
Jemi gjithcka që Shqipëria krenohet; hyrja në Nato, liberalizimi i vizave, pluralizmi, infrastruktura, këto janë liritë dhe mundësite që i dhanë jetë njerëzve në këtë vend.

Kundërshtari ynë përballë nuk ka vjédhur vetëm xhepat e shqiptarëve sot, nuk ka vjédhur vetëm mirëqenien ai po vjédh dhe vlerat për nesër. Madje është përpjekur , të na vjédhë dhe vlerat tona, diku ngjyrën na merr ngjyrën e flamurit e diku shtiret me gishtat lart.

Por, NUK janë ata partia në themel të lirisë, historinë nuk e ndryshojnë dot. Do përpëliten me propagandë të na e kalojnë në librin e historisë por Partia Demokratike e ka në AND-në e vet vlerën e perëndimit, vlerën e të resë. Ndaj duhet të jetë e fortë dhe madhe, pikërisht për të tejkaluar të vjetrën dhe katastrofën e sotme.

Gjatë fushatës në Kavajë e Rrogozhinë, në rrugë shihje se si mbi një kinema të rrénuar, mbi një dyqan të mbaruar, mbi një kat pa leje, llamburitëse reklama e ndritshme Ornaldo Rakipit. Kudo ku rrugët s’kishin drita, llamburiste një “ornaldo”. Rrugëve, kur ne dilnim të takonim njerëz, paralel shoqëronin hamerat me xhama të zinj me 20 vjeçarë që nxirrnin dorën me zinxhirë të verdhë me cigare të mbështetur në dritare.

Kjo ishte tabloja e përditshme me të cilën unë nënqeshja hídhur e njerëzit revòltòheshin. A mund të përmendej një djalë rreth të 20-tave, shok i studentëve të mi, që as e kuptonin çfarë do të thoshte përgjegjësia e deputetit e përfaqësimit të njerëzve. A mund të përmendja një djalë që aty ishte veçse si trashëgimi i familjes së vet?!

A mund të konsiderohet ai dhe të ngjashmit e tij heroi i të kéqes apo është víktímë luksi e të keqes luksoze. Çfarë të bësh me grupe krímínale e familje, që me vite, kanë bërë lojra me politikën në të gjitha krahët duke ju përbetuar për qëndresë partive dhe kanë shitur influencat si të ishin vota kopesh të skutave e varfra.
Çfarë të bëje me përfaqësues te interesave të krímit, një deputet i Dajës se trafíkut, një Roshit të damkosur kombëtarisht, me Kazazët me Rroshët e kësaj bote, që përbetoheshin se do jepnin gjithshka vetëm ta merrnin dhe një here pushtetin rilindasit. Të gjitha i kemi dejatuar në rapot dhe i kemi denoncuar në institucione.
Ç’të bësh me këta njerëz, t’i barazosh me demokratët e sakrifikuar se na japin ca vota më shumë. Cilado qoftë përgjigjia e kësaj pyetje sot para jush do tju them me bindje, nuk është çështja si i përgjigjemi kësaj pyetje sot. Çështja është që kjo nuk është pyetja me për ne sot; pyetja e madhe për ne është:

A e bëjmë dot Partinë Demokratike të madhe, të forte, fituese, përtej krímínelëve, përtej të fortëve përtej hajdutëve dhe mashtruesve!!!
Unë them po dhe PO. Mundemi dhe e do ta bëjmë.

Pas 25 prillit, kur nisi gara për kryetarin e partisë, unë u pozicionova në një bétejë për ta mbajtur këtë parti të bashkuar të pacopëtuar, jo sepse mendova se deri atëherë çdo gjë kish qenë perfekte për ne; por sepse megjithë gabimet e rrugës megjithë mangësitë dhe hajdutëritë e kundërshtarit, pa asnjë pushtet, pa asnjë pushtet e theksoj, kjo parti mahniti që realizoi 622 mijë vota në mes të katrahurës. E pra kjo parti është e madhe dhe ne thjeshtë duhet t’ia forcojmë madhështinë.

Kam përulje kam mirënjohje për këtë makineri të madhe elektorale që është Partia Demokratike; që dha provën më të jashtëzakonshme elektorale, në kushtet më të vështira si një ushtri pa asnjë armë veç trupit të vet.

E përkulem ndaj mijëra demokratëve të rradhëve të para që e bënë këtë dhe janë sërish këtu.
Të lodhur por të palodhshëm, të goditur por jo të rënë, të kritikuar por jo të kompleksuar.
Një gjë e di mirë, jemi më të mirë!!!

Kavaja dhe Rrogozhina ishin përvojë e vyer, por mbi të gjitha krenari e madhe, që punova me demokratët aty.
Nuk gjej një moment të vetëm të mos kem falenderim të vecantë për gratë në Kavajë e Rrogozhinë që bëjnë politikë me më shumë vështirësi se ne këtu në Tiranë.

Nuk gjej një moment të vetëm të mos kemi mirënjohje për strukturat e Kavajës dhe Rrogozhinës që u dedikuan me cdo gjë duke shpenzuar edhe “xhepin” e familjes së vet për të ndihmuar fushatën. Për të rinjtë që vec të tjerash natën para 24 Prillit i dhanë Kavajës festën e votimit si ditë lirie.

E nuk mund të mos përmend Bledi Okshtunin, sekretarin e ri të PD, student që punonte kamarier, që e plagosën me armë (emrat ……

E kur unë vetë nuk kisha frymë kur e vizitova në spital ai edhe nën efektin e qetësuesve tha:” … do ja kthejmë me 25 kaq di unë…”

Ata që gjuajtën me armë janë miqtë e pushtetit, ata që marrin tendera. U plagos nga pushteti i cili në këto bashki e trefishoi numrin e të punësuarve vetëm për zgjedhje, i katërfishoi fondet e tërmetit vetëm për zgjedhje. U shpërndanë mbi 300 milion në fondet e tërmetit; u cuan listat mbi 1800 nga 300 n një tjetër të gjitha në këmbm të votes.

E megjithatë me 1800 votues më pak Kavaja qytet u fitua dhe njësitë administrative u rritën me 11 pikë përqindje.
Me 1700 votues më pak Partia Demokratike në Rrogozhinë u rrit me 12 pikë %
Lista e gjatë e atyre që u sulën kundër demokratëve punonte natën dhe ditën mashtronte..

Do ta mbyll me gruan e cila mori mikrofonin e më drejtoi një pyetje në shesh “ju thatë që kjo është qytezë e varfër pa mundësi, por a jam cmendur unë që dua të jetoj këtu e që fëmijët e mi nuk pranojnë të jetojmë ketu. Shumë thanë do ikim po nuk erdhët ju në pushtet por unë e dua qytetin tim edhe kur duket se ai nuk na do ne.
A jam e cmendur unë!!!

Unë besoj që po të vini në pushtet ju do të na e bëni më të lehtë për fëmijët.

Ta bësh Shqipërinë të dëshirueshme nuk është cështje statuti as tre njerëzish aty këtu, është cështje dedikimi me gjithëcka, ashtu si demokratët e thjeshtë e kanë bërë në tetë vjet. Nga ky kuvend na presin sfidat që nisin nga detyrimi që po na jepet shansi i besimit sërish nga demokratët.
UNË E NJOH KËTË DETYRIM! Ju faleminderit!”, tha Grida Duma në fjalën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *