• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Basha nga Kuvendi Kombëtar: Një mesazh për të gjithë ata që panë të arsyeshme të lùftojnë më shumë kundër PD se sa kundër Ramës

Byadmin

Jul 17, 2021

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Basha tha se dora e tij mbetet e shtrirë për këdo që kërkon të japë kontributin e tij për t’u bashkuar në aksionin demokratëve.

“Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezíkun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur” ndersa nje mesazh rezervoi edhe per zerat krítike brenda PD-se.

“Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të lùftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës:

Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.” – u shpreh Basha.

Kuvendi Kombëtar, Basha: 25 Prilli garë e pabarabartë, PD kishte programin  më të mirë në 30 vite - Tv Klan

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin e PD:

“Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të lùftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës:

Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.

25 prilli tregoi se demokratët janë të bashkuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që këtë bashkim zemrash dhe mendjesh ta drejtojmë kundër armikut të vetëm që kemi, regjimit Rama-Doshi.

Demokrate dhe demokratë, në 25 prill shqiptarët na mbështetën sepse panë mundësinë e një ndryshimi real përmes Partisë Demokratike.

Kjo dëshirë, kjo etje për ndryshim nuk është vrarë, energjitë për të lùftuar për këtë ndryshim nuk janë shteruar, horizonti i një të ardhme më të mirë është ende në sytë e shqiptarëve.

Unë jam i bindur që ata nuk do ta humbasin besimin, sepse ne nuk do ta humbasim besimin tek vetja dhe tek Partia Demokratike.

25 prilli nuk zgjidhi asgjë për Shqipërinë, vendi është përsëri në udhëkryq, ndaj nuk do të pranojmë kurrë padrejtësitë që janë kryer jo vetëm mbi demokratët, por mbi të gjithë shqiptarët.

Ne nuk do të pranojmë në heshtje modelin e shtetit të bërë njësh me partinë, me krímin dhe oligarkinë. Ne nuk do të pranojmë që vendi të hyjë në një natë të gjatë, errësira e të cilës,  përngjan me atë që tre dekada më parë u ça nga drita e shpresës, me të cilën sfiduan regjimin themeluesit e kësaj partie të madhe dhe demokratike.

Sepse ne jemi demokratët e Shqipërisë, ne nuk dorëzohemi, ne nuk mund të nënshtrohemi, ne nuk mundet të na zbraps askush, ne nuk mund të na gjunjëzojë asgjë.

Ndaj ne nuk tërhiqemi. Ne e mirëpresim përballjen me këtë regjim sepse është shënuar në fatin e çdo demokrati dhe çdo demokrateje.

Beteja për liri, për zgjedhje të lira, për demokraci janë të brendashkruara në indentitetin tonë, dhe jetët tona lartësohen e fisnikërohen kur çdo energji, çdo sakrificë, çdo ditë të jetës tonë e japim në përmbushje të misionit tonë ndaj Shqipërisë, ndaj vlerave tona, ndaj familjes tonë politike.

Janë vlerat tona, është besimi që ne kemi te individi, te liria, te shteti i së drejtës, te dashuria për atdheun, ato që na vendosin në rreshtin e parë të kësaj beteje kundër armiqve të demokracisë.

Dhe kësaj beteje ne nuk i kemi thënë kurrë jo. E nuk kemi ndërmend t’i themi jo sot, kur përkundër gjithë palígjshmërive të këtij regjimi, diferenca mes nesh dhe tij mbetet sa votat e blera nga dy anonimë, pjellë e paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *