• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Për pak u anullua ndeshja, ja prapaskenat e ndalesës së lojës në ndeshjen Vllaznia-Siroki Brijek (VIDEO)

Byadmin

Jul 16, 2021

Ndërprerje loje, kërcënim për të mos vazhduar më ndeshjen nga arbitri dhe delegati i UEFA-s, por edhe festë e çmendur dhe lot gëzimi në fund.

Në Vllaznia-Shiroki ndodhën nga të gjitha dhe delirin e kuqebluve për kualifikimin për pak e prishën tifozët me hédhjen e físhékzjàrrëve dhe kàpsollàve, duke bërë që klubi të rrezikojë tashmë një gjòbë të majme nga Komisioni i Disiplinës në UEFA. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Në minutën e 10-të gjyqtari kryesor, Kaspar Sjoberg, ndërpret lojën për rreth 2 minuta pas një kàpsolleje të hédhur në pistën e stadiumit, afër anësorit të dytë Magnuson. Arbitri kërkoi nga kapitenit Gurishta që të qetësonte tifozët. Mbrojtësi ka komunikuar me tifozërinë në tribunën përballë, prej edhe nga u hodh kàpsolla.

Më pas, në minutën e 28-të, grupimi “Power 12” ka hequr pankartën në shenjë proteste të ndërhyrjes së drejtuesve të klubit për të ndaluar físhekzjàrrët dhe týmueset e përdorura në stadium nga ana e tyre. Problemet kanë vijuar në minutën e 41-të, kur pas një shishe të hédhur në fushë, forcat e sigurisë së stadiumit, kanë nxjerrë menjëherë jashtë personin që bëri këtë veprim. Përpara se të niste ndeshja, klubi kishte paralajmëruar tifozët se nuk lejohen në stadium materiale pàroteknàke si shàshka, kàpsolla, flàkadanë etj. Por, tifozëria nuk e respektoi këtë, duke harruar që çdo shkelje e rregullave të UEFA-s penalizon rëndë Vllazninë, si në anën financiare, ashtu edhe në dënàmin e fushës.

* Pas golit të parë në fillimin e pjesës së dytë nga Gjurgjeviç, festa e tifozëve ishte e çmendur, por sërish u ndezën dy físhekzjàrrë, në një kohë që në pistë u hodh një tjetër kàpsollë, ashtu si në fillim. Këtu arbitri kryesor, pas sinjalizimit edhe nga asistenti, menjëherë urdhëroi ndërprerjen e lojës dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes. Pra, nga një gëzim për golin, në një hàdhërim për situatën.

Për 5 minuta loja u ndërpre, derisa arbitri suedez, Sjoberg, si dhe delegati i UEFA-s, greku Aristidhis Stavropulos, kërcënuan se nëse ndodh edhe një herë e njëjta gjë, loja do të ndërpritej përfundimisht. Ka qenë sërish kapiteni Gurishta që ka shkuar në tribunën përballë dhe ka kërkuar nga tifozët të mos hédhin më kapsolla dhe ndézin físhekzjàrrë, sepse është rreptësisht e ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *