• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Masàkroi Vllazninë në Europë, UEFA merr vendimin për arbitrin rus!

Byadmin

Jul 16, 2021

Vllaznia ka arritur të enjten në darkë një rezultat fantastik duke u kualifikuar në një ndeshje emocùonuese në “Loro Boriçi” në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Ky ishte një kualifikim i merituar përballë Shiroki Brijeg sidomos për peripecitë e ndeshjes së parë ku kuqeblutë u masakruan nga gjyqtari rus Aleksei Matjunin.

Shkodranët ishin shume të pakënaqur dhe akùzuan gjyqtarin në fjalë se kishte qenë i njëanshëm në vendimet e tij, pasi dha penallti të dyshímta e kartonë të verdhë e të kuq të pakuptimtë për ta në ndeshjen që e hùmbën me shífrat 3-1 në transfertë.

Ndaj nuk ishte rastësi që shkodranët iu drejtuan UEFA-s për të kërkuar drejtësi duke pretenduar që kjo e fundit të ndëshkonte gjyqtarin në fjalë.

Por me sa duket në zyrat e organizatës që drejton futbollin në Europë, nuk i shohin ngjarjet e asaj ndeshje në të njëjtin këndvështrim me kuqeblutë. Kësisoj, gjyqtari Majunin jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga UEFA, por ai është caktuar që të vazhdojë të drejtojë në Europë.

Që në turin e ardhshëm të Ligës së Konferencës ai do të jetë përsëri në fushë, duke drejtuar në ndeshjet e para. Matjunin dhe grupi i asistentëve të tij janë caktuar që të gjykojnë në ndeshjen mes Elfsborg të Suedisë dhe Milsami të Moldavisë, duke lënë me siguri të zhgënjyer në kampin shkodran ku gjykimi i tij u vuri në rrezik kualifikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *