• Sun. Dec 5th, 2021

AL2

…është media jote

‘Coppa Maradona’, FIFA jep ‘OK’-un, ja cilat ekipe do të përballen…

Byadmin

Jul 16, 2021

Mungonte miratimi nga ana e FIFA-s, por një ide e tillë (lindi pas penalltisë së fundit të finales së Europiait, në Wembley) që përjetëson një figurë legjendare se Diego Armando Maradona nuk mund të hidhej poshtë.

Itali-Atgjentinë, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

Nuk është për t’u habitur, trofeu në fjalë do të quhet “Copa Maradona”. Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave.

Kjo kupë e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionë e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash.

Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.

Aryseja e emërimit të kupës si “Kupa Maradona” është përshkak se  legjenda ka lidhje të fortë mes të dyja shteteve pasi ishte me prejardhje nga Argjentina dhe kishte luajtur në Itali për shtatë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *