• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Lojtari i Kombëtares transferohet tek ekipi madrilen! (FOTO)

Byadmin

Jul 14, 2021

Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu ka firmosur me skuadrën madrilene të Rajo Vajekanos, e cila këtë sezon do të militojë në La Liga pasi këtë sezon u ngjit nga Segunda Division.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e Vajekanos duke ndërmarrë hapin e madh në karrierë duke luajtur në La Liga, ai gjithashtu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Almerias.

Balliu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barcelonës B, Metzit në Francë Arukës në Portugali dhe të rinjve të Zhironës në Spanjë.

Image

Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rajo Vajekano e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Nëse edhe te Rayo Vallecano vazhdon të ruajë ritmet e Almerias Balliu edhe në La Liga do ta ketë të sigurt vendin në formacionin titullar.

Me kombëtaren shqiptare Ivan Balliu është aktivizuar në sfidën ndaj Spanjës të cilën kuqezinjtë e humbën 3-0 për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 dhe në duelin ndaj Turqisë i humbur me shifrat 0-2 në Loro Boriçi sfida e parë kualifikuese për Euro 2020, periudhë në të cilën kombëtarja shqiptare drejtohej nga Christian Panucci.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *