• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Uzuni mund i vetëm Prishtinën! Pantera kuqezi shënon 3-golësh (VIDEO)

Byadmin

Jul 13, 2021

Prishtina pësoi disfatë dhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, teksa këta të fundit triumfuan në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ me rezultatin 1-3.

Padyshim vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi tripletë. Beratasi ishte i pandalshëm në pjesën e dytë duke shënuar tre herë brenda 45 minutave.

25 vjeçari e mbajti premtimin e tij duke mos festuar në golat ndaj Prishtinës.

Ky ishte goli i parë për Uzunin në një ndeshje zyrtare për këtë sezon të ri me Ferencvaroshin, por që në fund kalon pa u festuar.

Talenti beratas mban fjalën e dhënë dhe pas shënimit ngre duart lart duke mos festuar për shkak se përballë kishte një ekip shqiptar.

Goli i vetëm për bardheblutë u realizua nga Hoti. Prishtina eliminohet kështu nga Champions-i dhe do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës, ndërsa Ferencvaroshi dhe Uzuni vazhdojnë rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *